Athina zyrtare sqaron skandalin grek me komunikatën me emrin “Maqedoni”

Kryeministri grek Aleksis Cipras pas takimit të fundit me presidentin francez Fransoa Oland nuk ka nënshkruar deklaratë të përbashkët në të cilën qëndron emri kushtetues i Maqedonisë.

Këtë e kumtoi Kabineti i Ciprasit i cili reagoi pas shkrimeve në mediat greke se kryeministri grek ka nënshkruar një komunikatë në të cilën vendi ynë është quajtur si Maqedoni.

Shkrimet në media filluan pas deklaratës së deputetit të opozitës Demokracia e re, Konstantinos Skrekas i cili për televizionin “Antena” tha se “Qeveria duhet të përgjigjet pse në deklaratën e përbashkët pas takimit Cipras-Oland, qëndron emri Maqedoni”.

Mediat greke tërë këtë pastaj e shndërruan në tituj dhe komente se Cipras ka nënshkruar deklaratë të përbashkët në të cilën qëndron Maqedoni, është pajtuar të qëndrojë emri Maqedoni, pyetën nëse kjo do të ishte në konsultim me Qeverinë në Athinë ose lëvizje e njëanshme dhe parashtresa të ngjashme.

Kabineti i Ciprasit e porositi Skrekas t’i “kushtojë vëmendje, disa bazave në gjuhën frënge, që të mund të kuptojë” se teksti në të cilin përmende Maqedonia është vetëm një transkriptë nga deklarata e Olandit pas takimit me liderët e socialdemokratëve evropianë.

Në kumtesë theksohen edhe linqet deri te teksti dhe incizimi nga deklarata e Olandit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button