Pas puçit, RDK edhe më e fortë se më parë

Ngjarjet e fundit që u shkaktuan në subjektin politik RDK ngjallën huti pa nevojë  në spektrin opozitar shqiptarë.

Shumë njerëz që dëshirojnë ndryshimet në këtë vend, shumë simpatizant dhe anëtar të denjë të kësaj partie mbetëm ende me dilemën dhe me pyetjet se çka në të vërtet ndodh në RDK, subjektin më shpresëdhënës opozitar tek shqiptarët e Maqedonisë. A po përçahet RDK ose ngjarjet e fundit ishin vetëm një tentativë për ta bërë këtë, por që fatkeqësisht (për dashakëqijtë e këtij subjekti) grupi iniciues që kishte për qëllim përçarjen e këtij subjekti për qëllime që vetëm ata i dinë nuk ia arritën qëllimit të tyre. Unë mendoj se RDK nga kjo katrahurë të cilën e krijuan disa individ pa nevojë do të del edhe më e fortë se dikur, më e pjekur politikisht dhe më syhapur për ngjarjet dhe zhvillimet në të ardhmen.

Para disa ditëve e shkrova një fjali se “Përçarja në emër të bashkimit nuk është asgjë më shumë se tregues i drejtë i bashkimit për një tradhti dhe përçarje” ,e shkrova këtë fjali i inspiruar nga situata të cilën e krijuan ata të cilët ne menduam se janë pjesë përbërëse e trungut më të fortë pas të cilit ne të gjithë ishim të bashkuar. Ata përdorën bashkimin si një mjetë për të përçarë dhe shkatërruar “shtëpinë” e tyre e për të ndërtuar “shtëpinë” e të tjerëve që në fakt ndoshta ka qenë edhe “shtëpia” e tyre por që ne nuk e kemi ditur. Në popull kësaj pune i thuan “prish tënden për të rregulluar të huajën”.

E nisa që ta shkruaj këtë tekst me të vetmin qëllim që të pastrojmë dilemat tek njerëzit që kanë nevojë që ta dinë të vërtetën e të gjithë kësaj loje që e nisën disa pa e menduar mirë, ose e kane menduar mirë për ta bërë dhe dëmtuar RDK-në në këtë masë.

A kishte hapësirë që nëse këta persona aq shumë ia paskan dëshiruar të mirën bashkimit opozitar që këtë punë ta bëjnë me mjete më të matura dhe pa e dëmtuar RDK-në?

Po kishte, RDK ishte në rrugën e bashkimit të faktorit opozitar shqiptarë, RDK ishte subjekti i parë opozitar shqiptarë që së bashku me LR-PDSH-në krijuan Aleancën për Shqiptarët e cila Aleancë filloi të shihet  te shqiptarët si shpresë e vetme për daljen nga kjo situatë në të cilën ndodhemi tani. Aleanca për shqiptarët disa herë bëri thirrjen për bashkim edhe të subjekteve të tjera në këtë Aleancë, mirëpo interesimi nuk ishte në nivelin e duhur. Atëherë çfarë ishte ajo “diçka” e madhe që i shtyri këta persona që të bëjnë një hap të tillë për të dëmtuar subjektin e tyre nga i cili përfituan shumë-çka, për tu bërë qejfe të tjerëve të cilët as nuk tentonin për të arritur bashkimin ?  Ajo do të duhet të ketë qenë “diçka” shumë e madhe që e bënë këtë marrëzi subjektit të tyre, duhet të ketë qenë një mision shumë më i madh se misioni që e trumbetojnë ata në opinion, por ne do ia lejmë kohës që këtë mision ta kuptojmë të gjithë së bashku.

Dhe ata çfarë bënë edhe duke i pasur parasysh pasojat të cilat munden ti shkaktojnë subjektit të tyre amë (në këtë pjesë duhet hulumtuar cili është ai subjekt amë për ata) filluan një proces për shkarkimin e kryetarit aktual të RDK-së duke e ditur shumë mirë se po bëjnë shkelje flagrante të të gjitha rregullave dhe dispozitave statutore të vetë partisë të cilën ata dëshironin që ta merrnin në udhëheqje. Them duke e ditur shumë mirë sepse nuk mendoj se kanë qenë aq naiv dhe së paku mos ta kenë lexuar Statutin e partisë, por ja që ata paskan qenë aq të zënë saqë me vetëdije të plotë thyen të gjitha rregullat statutore të partisë dhe duke ditur që po bëjnë gabime kardinale ata vendosën që misionin e tyre ta realizojnë duke e ditur gjithashtu se me këtë hapë do të dëmtojnë rëndë proceset opozitare që tani më kishin filluar që ti japin edhe frytet e para dhe të tregojnë rezultatet në teren, edhe përskaj asaj që ata vetë me sytë e tyre shihnin rezultatet dhe rritjen graduale dhe të sigurt të Aleancës për Shqiptarët dhe të RDK-së si pjesë përbërëse e kësaj Aleance ata vendosën që ta bëjnë atë.

Duke ndjerë obligim moral dhe profesional ndaj gjithë simpatizantëve dhe bashkëpunëtorëve të mi vendosa që të paraqes në këtë shkrim shkeljet flagrante të tyre ndaj Statutit të RDK-së dhe me këtë qëllimin që kanë patur ata që ti shkaktojnë dëme vetë partisë.

Ato organizuan një kuvend i cili që nga fillimi ishte gabim dhe pa ndonjë kompetencë për punën për të cilën ata thirreshin se e organizojnë.

Që nga fillimi ata ndoshta e kanë ditur por ashtu i kanë pasur instruksionet që këtë kuvend për shkarkimin e kryetarit aktual dhe legjitim që njeh statuti dhe partia ta thirrin edhe pse e kanë ditur që nuk kanë një kompetencë të tillë, aq më shumë që Kuvendi Qendrorë nuk është organi që emëron dhe shkarkon Kryetarin.

Në Statutit e partisë RDK, neni 31 u tregon atyre qartë dhe të gjithë neve se ORGANI MË I LARTË I PARTISË ËSHTË KONGRESI e jo sipas tyre Kuvendi qendrorë, me automatizëm vetëm Kongresi është ai organ i cili mundet që të bën emërimin dhe shkarkimin e kryetarit të partisë.

Gjithashtu sipas nenit 36 alineja 2 të Statutit të partisë RDK,  KONGRESI ME SHUMICË 2/3 BËN SHKARKIMIN E KRYETARIT TË PARTISË. Pra në kongres me shumicë të 2/3 mundet të shkarkohet Kryetari I partisë e jo në Kuvend prej 30 pjesëmarrësve dhe me votim kujt si ti kujtohet.

Pra teza e parë e tyre është  jo legjitime, duhet konkulduar se Kryetarin e RDK-së e zgjedh dhe e emëron vetën Kongresi partiak dhe asnjë organ tjetër, prandaj edhe është Organi më i lartë i Partisë.

Shkelja tjetër e radhës nga këta persona është edhe mënyra e organizimit të Kuvendit Qendrorë. Edhe pse si organ nuk I ka ato kompetenca për të shkarkuar kryetarin e partisë ato edhe gjatë thirrjes dhe organizimit të Kuvendit kanë pasur disa shkelje të një pas njëshme.

Sipas nenit 42 të Statutit të RDK-së ME MBLEDHJEN E KUVENDIT QËNRORË UDHËHEQ KRYETARI I PARTISË.NË RAST PENGESE TË KRYETARIT,ME SEANCËN E KUVENDIT UDHËHEQ NJËRI NGA NËNKRYETARËT ME AUTORIZIM TË VEÇANT TË KRYETARIT TË PARTISË.

Pra këtu Kryetari nuk ka qenë I penguar dhe ai ka mundur të udhëheq me seancën e Kuvendit, por të cilit Kuvend ? Kjo seanca nga kush është thirrur këto dilema duhet të pastrohen.

Në nenin 48 të Statutit të RDK-së shkruan qartë se MBLEDHJET E KUVENDIT KONVOKOHEN NË BAZË TË  NEVOJËS NGA ANA E SEKRETARIT GJENERAL, ME AUTORIZIM TË KRYETARIT TË PARTISË.

Pra për thirrjen e Kuvendit në fjalë kush e ka autorizuar Sekretarin Gjeneral që ai të konvokon mbledhjen e Kuvendit dhe në atë mbledhje të bëhet shkarkimi I Kryetarit I  nga i cili kryetar është dashur që ta ketë autorizimin që ai të thirr mbledhjen.

Pra këto janë vetëm disa pika të cilat tregojnë qartë se “shkarkimi” i kryetarit të RDK-së është i pa bazë dhe jo-legjitim, duke shkelur të gjitha procedurat Stature të RDK-së.  Në botë ka rregulla, nuk mundet që çdo kujt ashtu siç ti kujtohet dhe të thirre njerëzit, të fusë njerëzit në habi dhe të shkarkon dhe emëron kryetar sipas dëshirave grupore.

Edhe njëherë Kryetarin e RDK-së e emëron dhe e shkarkon vetëm KONGRESI e jo Kuvendi jo legjitim i thirrur dhe i mbajtur jashtë çdo rregulle statutore.

Këto sqarime i dhashë për njerëzit që ia duan të mirën RDK-së që të kenë kujdes në gjeneralisimin e konkluzioneve, se RDK nuk ka dy Kryetar por ka vetëm një kryetar Legjitim deri tani të cilit mandati do të mund ti merret vetëm në kongresin e radhës, çdo spekulim tjetër është vetëm në dëm të RDK-së dhe të qëllimit madhor të bashkimit të Opozitës Shqiptare, pengimit të punës së Aleancës për Shqiptarët, dhe e gjitha kjo situatë e krijuar ka qenë një skenar i përgatitur mirë për të ndaluar hovin e Aleancës për Shqiptarët e cila filloi të ngritet.

Aleanca është gjallë, ajo po rritet dhe do të rritet edhe më shumë, këto që po na ndodhin ne do ti marrim vetëm si sfida që do të na forcojnë edhe më shumë në rrugëtimin tonë drejt realizimit të qëllimit tonë madhorë, shpëtimin e shqiptarëve nga kthetrat e së keqes.

Na prift e mbara!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button