Nga pacifizmi dhe gandizmi i Rugovës në luftë të armatosur guerile

Në fund të shekullit 20-të, si gjithë popujve të Europës Lindore, ish republikave sovjetike, dhe popullit shqiptar, u ndihmoi fati i historisë. Komunizmi u shemb atje ku lindi. Sikur të vazhdonte lufta e ftohtë edhe një shekull, do të mbijetonte Jugosllavia e Titos dhe Shqipëria e Enver Hoxhës. Nuk do të shpërbëhej Jugosllavia. Shqiptarët në të ardhmen do të vazhdonin të jetonin në federatën jugosllave. Dekadat që do të pasonin, Kosova si njësi federale dhe elemente konstuitiv, do ta fitonte statusin ‘Republikë’.

Të nderuar lexues! E di që do të pasonin kritikat, kinse vuajë nga Jugo nostalgjia. Dua të jemi racionalë, nuk kam aspak nostalgji, pasi pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në perëndim. Tito dhe rryma e tij liberale, me dy republikat Kroacinë dhe Slloveninë, kishin frikë hegjemonizmin dhe unitarizmin serbomadh. Ishte dhe motoja, sa më e fortë Jugosllavia, aq më e dobët Serbia. Dy republikat më liberale, Sllovenia dhe Kroacia, duke parë rrezikun nga unitarizmi serb, atyre u konvenonte, që dy krahinat të fitonin statusin ‘Republikë’. Tito e përgatiti projektin alternativë, një qeverisje, që në të ardhmen gjithë republikat dhe dy krahinat, të jenë më të pavarura, të drejtat e patjetërsueshme, të barabartë, mundësi që të gjithë udhëheqësit politik të republikave dhe krahinave të ushtrojnë pushtet ekzekutiv, mbi të gjitha të drejtat e patjetërsueshme dhe të barabarta në federatën jugosllave. Pas vdekjes së liderit komunist liberal Tito, doli në skenë, unitarizmi dhe ultra-shovinizmi serbomadh.

“Ibrahim Rugova, një lider admirues dhe i urryer”

Në të gjitha epokat, sundimtarët, mbretërit dhe burrështetasit kanë pasur kundërshtarët e tyre. Gandi para turmës, duke përsëritur frazën e famshme, unë jam hindu, unë jam musliman, unë jam budist, nga turma një xhelat i ri ia mori jetën. Kryeministri i Izraelit ‘Isak Rabin’ duke folur për paqe, në mes të popullit izraelit dhe palestinez, një atentator e vrau. Në fund të shekullit 20-të, një ndër personalitetet dhe figurat e kombit shqiptar, Ibrahim Rugova, si gjithë liderët dhe burra shteti, pati dhe ai kundërshtarët e vet. Kundërshtarët dhe kritikët e Rugovës, thonë që doktrina e tij pacifiste dhe gandiste, ishte utopike. Pacifizmi no violenc u shndërrua në pasivitet. Në fund të viteve 90-të, një ndër faktorët që i dha fund ndryshimit të diskursit politik,  pacifizmit dhe doktrinës gandiste të Rugovës ishin forcat ushtarake guerile, të quajtura U.Ҫ.K. Pjesa dërrmuese e popullit e kuptuan, pikërisht se ka ardhur koha për rezistencë, në fund një pjesë, që kundërshtonin, lëvizjen, e ndërruan mendimin dhe u radhitën në përkrahjen e U.Ҫ.K. Forcat guerile, pak a shumë të organizuara vazhduan luftën. Fenomeni tjetër ishte, prania e faktorit ndërkombëtar, sidomos SHBA dhe pakti Verio-Atlantik NATO. Ata u adresuan në drejtim të komandantëve të U.Ҫ.K. Megjithatë, arsyeja nuk ishte se bashkësia ndërkombëtare ia kishte kthyer shpinën Rugovës. Ibrahim Rugova edhe më tej nuk e kishte humbur reputacionin dhe kredibilitetin ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Në fillimin e pluralizmit LDK, si subject i parë politik ishte promotori dhe forca dinamike, që kishte legjitimitet, në Elitë, klasën intelektuale dhe në masë. Në këtë kontekst nuk do të thotë që doktrina strategjike e Rugovës ka qenë e gabuar. Por Tokëvili shkruan, ata që kërkojnë pushtet, duket patjetër të paguajnë haraҫ, duhet mësuar të sakrifikosh, ti japësh peshë kauzës, më në fund, të mos kursesh edhe njerëz. Pretendimet absolute të një teorie dhe doktrine pacifiste, me kalimin e kohës u zbehën. Një ndër misteret dhe fshehtësitë  e thella të Rugovës mbetën të pazbuluara.

Pse nuk mori guximin, të organizojë një rezistencë? Rugova, ka pasur të gjitha mundësitë dhe mbështetje, si përfaqësues legjitim. Në rast se do të vendoste Rugova një rezistencë dhe kryengritje të armatosur, për momentin e veprimit, ai kishte mbështetje dhe legjitimitet në popull. Nëpërmjet natës, do të mobilizonte forca dhe udhëheqës ushtarak, kurse nga bashkësia ndërkombëtare, do të përfitonte ndihma dhe mbështetje ushtarake më shumë se U.Ҫ.K. Edhe sot e asaj dite, ekzistojnë përplasjet ndërmjet skepticistëve të përҫarë dhe dy taboreve. Ҫuditërisht, përkrahësit e LDK, ngulin këmbë, se lufta nuk ishte e nevojshme, në paqe do të fitonin njësitë, sikurse në luftë. Kurse përkrahësit e U.Ҫ.K, thonë, po mos të fillonte kryengritja e U.Ҫ.K, Kosova do ngelej nën okupimin serb, në fund me ndërmjetësim ndërkombëtar do të fitonte autonomi. Është shumë e vështirë për tu shpjeguar dhe komentuar, por atë që Blendi Fevziu e konfirmoi, në një artikull më parë, po mos të fillonte lufta guerile dhe intervenimi i NATO-s, Kosova nuk do të ishte siҫ është sot. Në pranverë të vitit 1999, forcat paramilitare serbe, kryen masakra, gjenocid etnocid, eksod biblik dhe katastrofë humanitare. Pas gjithë krimeve, Serbia dhe Millosheviqi, e kishin humbur legjitimitetin sipas kritereve, konventave ndërkombëtare të qeverisin një popull ku kishin kaluar të gjithë normat civilizuese. Në fund SHBA dhe NATO nuk mund të rrinin duarkryq. Intervenimi i aleancës ishte në kohën e duhur. Në fund të shekullit 20-të ata nuk mund të lejonin që në mes të Europës të përsëritet një ‘Holokaus’. Ish diplomati dhe i dërguari i posaҫëm suedez në Ballkan, në atë kohë Karl Bild tha, sikur të arrinin në bisedime me ndërkombëtarët, që shqiptarët të ngelin në Jugosllavinë e cunguar të Millosheviqit në të ardhmen ministrat dhe deputetët shqiptarë nuk do të jenë të sigurtë të udhëtojnë në Beograd. Kurse më vonë publicisti Veton Surroi para diplomatëve kishte thënë: Po ta zgjedhin serbët edhe nënë Terezën të jetë kryetare e një shteti të përbashkët, shqiptarët nuk do të pajtoheshin kurrë. Më në fund duhet pranuar, se kontributin, rezistencën, për aspirata, kauzën, dhe në fund për pavarsinë e Kosovës, kanë merita të pakontestueshme të dy palët. Ibrahim Rugova edhe pas gabimeve, përsëri mbetet, një ndër figurat dhe personalitetet në historinë e kombit shqiptar. Nuk mund të mohohet dhe injorohet vepra, vizioni dhe kontributi i tij. Ai ishte protagonist, aktori i nismës së pavarsisë së Kosovës. Ishte një lider sipas diplomatëve dhe burrështetasve kozmopolit, karizma e tij tregonte një imazh dhe kulturë politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button