Takimi Shehabi-Reka: premtohet formimi i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi priti për një takim pune ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Fatos Reka. Rëndësi në këtë takim iu dha aktiviteteve të përbashkëta.

Një ndër ta është formimi i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir. U theksua se në të do të bëhet restaurimi i enterierit në bazë të projektit të përgatitur nga profesionistë të këtij lëmi nga Republika e Shqipërisë.

“Ekspozita e përhershme muzeore, në të ardhmen do të pasurohet me figura të veprimtarëve të shquar nga historia shqiptare të bëra nga dylli. Ky projekt mbështetet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Ambasadori Reka theksoi se të gjitha këto aktivitete shërbejnë për kultivimin ruajtjen dhe zhvillimin e lidhjeve të ndërsjella kulturore ndërmjet të dy vendeve,” njofton kabineti i Shehabit.

Shehabi theksoi se në kuadër të Programit vjetor për përkrahjen e projekteve që kanë interes nacional, vetëm në vitin 2016 do të realizohen 14 aktivitete kulturore të përbashkëta për të dy vendet.

Në drejtim të përparimit dhe zhvillimit të raporteve të ndërsjella në sferën e kulturës, rëndësi iu dha bashkëpunimit të dyanshëm i cili u intensifikua pas vitit 2005 ndërsa u konkretizua më 2015 me Marrëveshjen e Bashkëpunimit Kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, njofton kabineti i Shehabit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button