Koreja Veriore planifikon “sulm terrorist” në Jug

Koreja e Veriut është duke planifikuar një “sulm terrorist” në Korenë e Jugut, thonë zyrtarë të agjencisë së spiunazhit të Jugut.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, Kim Jong ka dhënë urdhër që të përgatitet ky sulm.

CNN raporton se sulmi i koreano veriorëve mund të bëhej në atë formë me të cilën do t`i shkaktonte dëme aktivistësve që janë kundër Koresë së  Veriut  ” ka thënë për CNN,  anëtari i Partisë Saenuri, Lee Chul-Woo, përcjellë Klan Kosova.

Lidhur me këtë çështje raportohet poashu se anëtarët e Partisë Saenuri mbajtën një  takim me dyer të mbyllura me shërbimin inteligjent koreano jugor, ministrinë e mbrojtjes dhe dikastere të tjera qeveritare.

Sipas burimeve që ka arritur të sigurojë Seuli zyrtar thuhet se caqet e sulmeve mund të jenë qendrat tregtare, metrot dhe termocentralet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button