Amerika i ruan tanket në shpellat norvegjeze

Marina e Shteteve të Bashkuara është duke pozicionuar tanke, artileri dhe pajisje logjistike brenda shpellave norvegjeze në afërsi të kufirit me Rusinë.

Kjo lëvizje vjen pas ringjalljes së tensioneve mes NATO-së dhe Rusisë.

Norvegjia ndan një kufi prej 195 km të gjatë me Rusinë i cili gjatë luftës së ftohtë ishte i militarizuar rëndë, transmeton Klan Kosova.

Në nëntor të vitit të kaluar shefi i mbrojtjes së Norvegjisë, Admirali Haakon Bruun-Hanssen tha se Rusia ka “shfaqur vullnetin për të përdorur forcën ushtarake për arritjen e ambicieve politike.

Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga Ministria Norvegjeze e Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button