Hong Kong, përleshje mes shitësve ambulantë dhe policisë

Mësohet se në Hong Kong shitësit ambulantë të ushqimit janë përleshur me forcat e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të agjencisë Xinhua, njoftohet se nga ndërhyrja e forcave të sigurisë ndaj personave të cilët shesin ushqim ilegalisht nëpër rrugë në rajonin Mong Kok të Hong Kong-ut, janë arrestuar 24 persona dhe janë plagosur 48 policë.

Theksohet se në përleshjen e ndodhur në Mong Kok që është rajoni më i gjallëruar tregtar i Hong Kong-ut, mes 300 personave dhe policëve, policët kanë hapur zjarr paralajmërimi, dhe se shitësit janë përgjigjur me gurë dhe shkopinj.

Administratori i veçantë i Hong Kong-ut, CY Leung duke i akuzuar ato të cilët kanë treguar dhunë ndaj policëve, njoftoi se i mbështet përpjekjet e forcave të sigurisë për mbrojtjen e rendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button