Kosovë- Maqedoni vetëm me letërnjoftime
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm të Kosivës, Hashim Thaçi, si nikoqir, pritet ta takojë ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki, të nënshkruajë dy marrëveshje, për kalim të kufirit mes dy vendeve me letërnjoftime, si dhe marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar Stançiq-Bellanoc, të cilat më pas duhet të ratifikohen edhe nga parlamentet e dy shteteve.
Takimi i dy homologëve në Prishtinë, i është konfirmuar korrrspodentit tonë Besnik Iseni,nga ambasadori i Kosovës në këtë vend,Ylber Hysa.
Thaçi dhe Popovski pritet të diskutojnë edhe për autostradën Shkup-Prishtinë, si dhe për projektet e përbashkëta në nismat rajonal.