Davutoglu prezanton planin për luftën kundër terrorizmit
Kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoğlu, ka prezantuar sot planin operacional për luftën kundër terrorizmit i cili përbëhet nga dhjetë pika, raporton Anadolu Agency (AA).
Pikën e parë të cilën Davutoğlu e prezantoi në universitetin “Artuklu” në qytetin Mardin, e përbën faktori psikologjik. Ky faktor siç tha kryeministri i Turqisë, nënkupton bashkimin e vetëdijes së popullit dhe mençurisë së shtetit.
Me fjalë tjera, do të zhduken dallimet mes qytetarit dhe shtetit dhe në vend të nacionalizmit separatist do të vijë koncepti i bashkimit dhe integrimit të popullit.
Pika e dytë ka të bëjë me vendosjen e rendit dhe paqes, dhe secili shkelës i saj të marrë përgjigjen e merituar.
Pika e tretë ka të bëjë me reformat demokratike, duke filluar nga ndryshimet kushtetuese dhe deri në ndryshimet e rregullave për kujdestari.
Më tej vijojnë pikat në të cilat parashikohen mobilizime sociale, që nënkupton ndihma për familjet në nevojë, zhvillimi ekonomik me vende të reja të punës, restaurimi i përmendoreve historike, aftësimi komunikativ për bartje të informacioneve, ndryshimet në sistemin e drejtësisë dhe administratës, zgjerimi i bashkësive lokale dhe si pikë e fundit në kuadër të planit është inicimi i një aksioni gjithëpërfshirës të bashkimit.