Ky është fjalimi i Obamas në Xhami

Presidenti amerikan Barak Obama ka dënuar dje “retorikën pafalshme politike” kundër muslimanëve amerikanë. Keto deklarata Obama i tha gjatë vizitës së tij të parë si president në nje xhami, konkretisht ne Shoqërinë Islame të Baltimores.

“Kohët e fundit kemi dëgjuar retorikë te pafalshme politike kundër myslimano-amerikanëve, por kjo nuk ka vend në vendin tonë”, tha Obama pa përmendur në mënyrë specifike askënd.

Obama, i cili po shijon vitin e tij të fundit si president, bëri thirrje që amerikanët të hedhin poshtë komentet anti-myslimane nga politikanët, e më së shumti nga kandidati republikan për president, Donald Trump.

“Ne jemi duke parë gjithë këtë urrejtje të krahut të djathtë anti-mysliman. Është koha e përkryer që të bejme thirrje kunder kesaj retorike”, tha Riham Osman, kreu i grupit te avokimit per te drejta te myslimaneve.

“Fillimisht dua ti them nja dy fjale që muslimano-amerikanët nuk i dëgjojnë shpesh, dhe kjo është faleminderit,” tha Obama në fillim të fjalimit të tij.

“Faleminderit që po i shërbeni komunitetit tuaj, ju falënderoj për shpetimin e jetës se fqinjëve tuaj, dhe për ndihmen qe po jepni per te na mbajtur të fortë dhe të bashkuar si një familje amerikane.”

Ai përçmoi “përshtypjet jashtëzakonisht te shtremberuara” ndaj myslimanëve qe paraqiten në media – si dhe në filma e televizione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button