Franca dënon sulmet brutale të regjimit sirian me mbështetjen e Rusise

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës Laurent Fabius deklaroi se dënon sulmet brutale të regjimit të Asadit me mbështetjen e Rusisë ndaj civilëve në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tij Fabius bëri të ditur se ai mbështet vendimin për të pezulluar bisedimet në Gjenevë pasi që Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë Steffan de Mistura është takuar me Komitetin të Lartë të Negociatave i formuar nga opozitarët sirianë.

”Regjimi i Asadit dhe aleatët e saj nuk kanë vepruar në mirëbesim dhe bëjnë sabotimin e përpekjeve të paqes. Regjimi dhe aleatët e saj duhet të respektojnë vendimin 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i cili ka të bëjë me përgjegjësitë për situatën humanitare”, deklaroi Fabius.

Ai tha se Franca me aleatët e saj këtë çështje do ta diskutojë në detaje në konferencën në lidhje me ndihmën për familjet e viktimave të konflikteve në Siri që do të mbahet në Londër. ”Dënojmë sulmet brutale të regjimit të Asadit me mbështetjen e Rusisë ndaj civilëve në Halep”, theksoi ai.

Në deklaratën e saj OKB-ja ka paralajmëruar se për shkak të rritjes së operacioneve ajrore në Halep në dy ditët e fundit mijëra njerëz janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre, ndërsa nga sulmet ajrore jetën e kanë humbur tre punëtorë të ndihmave humanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button