Një pasazh për liderët e opozitës shqiptare !
Të nderuar lider :
Po jua kthejë mbamendjen mbi një fjalim atëherë të sekretares shtetërore Klinton, është një pasazh i veçantë që bie në sy.
Ajo shpjegoi se njerëzit, shpesh e pyesnin se si mundi të punojë me presidentin Obama pasi kishin luftuar aq fort kundër njëri-tjetrit në fushatën për zgjedhjet presidenciale të 2008-ës.
** Është një përgjigje shumë e thjeshtë **-tha ajo ** TË DY E DUAM VENDIN DHE POPULLIN TONË **.
Dashuria për vendin dhe kombin do të thotë t’i vësh interesat kombëtare mbi interesat partiake. Do të thotë të bësh gjithçka që është e mundur për ta mbajtur politikën partiake jashtë institucioneve zgjedhore .
Dashuria për vendin nënkupton të votuarit lirisht dhe me përgjegjësi.
Dashuria për vendin e kombin përcillet përmes veprimeve , jo fjalëve.
* * * *
Të nderuar lider , nëse edhe për ju dashuria është për vendin dhe kombin, atëherë këtë tregojeni përmes veprimeve – BËHUNI BASHKË të gjithë!
Ju lutem, kurë vetëvlerësimi hipertrofizohet i pa kontrolluar nga mendimi kritik, atëherë , Sela do ta thyej pasqyrën prej frizurës, Veseli do të ri me çelësa në dorë, Bilalli do të hypë në take, Ostreni do të ri nën hije e Fatoni do të vallëzojë.