Seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Thaçit president

Në procedurë të jashtëzakonshme parlamentare pritet të mbahet zgjedhja e kreut të shtetit.

Koha e seancës ende nuk është caktuar, por çështje ligjore që ndërlidhen me mbarëvajtjen e saj, janë duke u studiuar nga Zyra Ligjore e Kuvendit e edhe nga juristë të subjekteve politike në pushtet.

Burime të gazetës Koha Ditore të afërta me lidershipin e partive në pushtet, kanë theksuar të mërkurën se sesioni pranveror parlamentar do të hapet me seancën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
“Brenda dy-tre ditësh, përkatësisht këtë javë, partnerët e koalicionit do të vendosin se si të procedojnë me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Seanca do të thirret vetëm kur të sigurohemi se është kuorumi dhe votat e mjaftueshme për të proceduar me votimin”, ka thënë ky burim.

“Do të jetë seancë e jashtëzakonshme. Kjo nuk është risi, sepse të gjithë presidentët e pasluftës janë zgjedhur në seanca të jashtëzakonshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button