Seanca të katër komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë përcaktuar seanca të komisioneve për shëndetësi, për mbrojtje dhe siguri, të Këshillit kombëtar për eurointegrime dhe Komisionit ligjdhënës juridik.

Komisioni për shëndetësi duhet t’i shqyrtojë propozim ligjet për zonat e lira shëndetësore dhe për Qendrën e mjekësisë për transplantim dhe sëmundjeve kirurgjike, në lexim të dytë, respektivisht në lexim të parë , ndërsa Komisioni për mbrojtje dhe siguri Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për polici, në lexim të parë.

Në kuadër të seancës së Këshillit kombëtar për eurointegrime duhet të mbahet debati publik në temën “Rroli i sektorit civil në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë.

Komisioni Ligjdhënës juridik do të mbajë dy seanca ku mes pikave të tjera, janë propozim ligjet për themelimin e Universitetit për mbrojtje kombëtare, siguri dhe paqe “Damjan Gruev” në Shkup, për ndryshimet e ligjeve për arsim të lartë, për arsim fillor, për arsim të mesëm, për Akademinë e arsimtarëve, për arsim të të rriturve….si dhe ligje në disa fusha të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button