Presidenti finladez: Migrantët paraqesin sfidë për vlerat perëndimore

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto deklaroi sot se migrantët paraqesin sfidë për vlerat perëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin në Parlamentin finlandez, Niinisto ashpër kritikoi marrëvshjen ndërkombëtare mbi çështjen e azilit.

Ai theksoi e dretja e azilit, siç theksoi, është bërë e kufizuar vetëm në të drejtën e ardhjes së refugjatëve dhe migrantëve në Evropë ndonëse, shtoi ai, shumë njerëz në të shumtën e rasteve nuk përmbushin kushtet për të fituar azil.

“Migracioni është problem serioz. Evropa, Finlanda, mënyra perëndimore e të menduarit dhe vlerat tona janë para sfidës së migracionit. Ky është një transformim i madh.

Para disa viteve eksportonim vlerat tona dhe i konsideronim të pacenuara, ndërsa tani duhet të shqyrtojmë nëse edhe ne vet mund të mbrojmë vlerat tona”, tha Niinisto.

Në fund theksoi se shumica e migrantëve që kërkojnë azil në Evropë dhe Finlandë nuk vijnë fillimisht për shkak të rreziqeve të mëdha.

“Të gjitha vlerësimet janë se vala e refugjatëve sivjet do të rritet. Kjo është sfidë për demokracinë perëndimore si t’u ofrojmë ndihmë këtyre njerëzve, por edhe sfidë për strukturat që qëndrojnë prapa idesë së Evropës”, tha presidenti finlandez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button