Gazetarët grekë në grevë të përgjithshme

Teksa ka patur reagime të forta nga të gjitha shtresat e shoqërisë për ndryshimet e planifikuara në fushën e sigurimeve shoqërore të ndërmarra në kuadër të reformave të qeverisë në Greqi, edhe punonjësit në sektorin e shtypit ditën e sotme kanë nisur një grevë 24 orëshe.

Me thirrjen e bërë nga Federata e Gazetarëve të Greqisë në kuadër të grevës në vend janë ndërprerë publikimet në kanalet televizive publike dhe private, agjencitë e lajmeve, stacionet e radiove dhe ueb-faqet lajmeve.

Ndër të tjera theksohet se janë anuluar edhe konferencat për shtyp, ku vihet në dukje se për shkak të grevës ditën e nesërme nuk do të shtypen gazetat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button