Mos “filozofo”!

Mos “filozofo”, shprehje e përdorur gabimisht në shoqërinë tonë. E kemi dëgjuar dhe vazhdojmë ta dëgjojmë ketë shprehje nga njerëz të ndryshëm (pavarësisht profesioneve), që do të thotë se nuk është vetëm një kategori njerëzish që e përdorin gabimisht ketë shprehje. Filozofi,a (gr. philo-dashamirës dhe sophia-urtësi, mençuri). Fjala filozofi u përdor në shekullin e VII-VI p.e.r nga Pitagora dhe Herakliti (sipas Herodotit, Laertit, Ciceronit etj).

Me filozofi merreshin ata që ishin të lirë nga puna e rënd fizike (që nënkupton se filozofia kërkon përkushtim). Çudia konsiderohet faktor i rëndësishëm në shfaqjen e filozofisë. Filozofët e parë përkushtoheshin të caktonin substancën bazë nga e cila përbehej çdo gjë (Talesi substancë bazë e konsideronte Ujin).

Filozofi dhe objektivat e tij : dashamir i urtësisë, mendimtar, dijetar, mendjethellë, mendjemprehtë, i urtë, njeri që vret mendjen për secilën çështje, njeri që cilësohet me preokupimin e enigmave të botës e të njeriut, kuptimi i jetës, fundi i botës, fati, liria e ndërgjegjes, liria e vullnetit, domosdoshmëria, rastësia, bota, gjithësia…

Prandaj, nuk përdorim shprehjen e duhur nëse atij që është duke folur pa përmbajtje, apo atij që ka shprehi të flas shumë e gjatë, ti thuash mos “filozofo”. Filozofia dhe dëshira për të fol shumë nuk janë e njëjta. Filozofia është e kundërta e injorancës. Pra, ai që fol pa menduar, ai që fol gjatë e pa përmbajtje, nuk kanë të bëjnë me filozofinë. Teoritë filozofike gjatë historisë së tyre, kanë qenë elitare. Mendime të thella, e të analizuara përbejnë filozofinë. Teori të shumta të cilat kanë kontribuar në lindjen e ideve të reja, për të krijuar shkencë për fusha të ndryshme.

Tema si : ekzistenca, etika, shteti, determinizmi, mbinjeriu…….. a i dëgjojmë nga ata të cilëve ju themi “mos filozofo”? Jo, sigurisht. Prandaj, sigurisht se nuk janë duke filozofuar. Filozofia është tërheqëse dhe jo e padurueshme. Shumë e drejtë do të ishte që shprehja mos “filozofo”, të zëvendësohej me shprehjen “mos ja fut kot”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button