Filluan ethet e fushatës zgjedhore

Edhe pse jo zyrtarisht fushata  elektorale për zgjedhjet e parakohshme  parlamentare në Maqedoni sa po ka filluar .

A do të mbahen  ato  më 24 prill, apo më vonë kjo nuk ka rëndësi, por rëndësi ka që ato do të zhvillohen në kushte të lira dhe demokratike !Motorët e fushatës tashmë janë ndezur, zhurma e tyre dëgjohet nga larg.

Partitë politike shqiptare ende nuk i kanë bërë publike emrat e kandidatëve të tyre për deputet për parlamentin e ardhshëm mirëpo gjithsesi ata do të jenë nga radhët ushtarëve të bindur të partisë . Ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën  s’ka pse mos ndodhë edhe këtë radhë që subjektet politike  të caktojnë për kandidatë servilë dhe antivlera për të na përfaqësuar në Parlament.

Një nga zotimet e tyre për t’u bërë deputet është përdorimi i” kartës kombëtare” për gjoja   zgjidhjen e çështjes kombëtare siç janë;gjuha shqipe , statusi i  shqiptarëve në Maqedoni etj.

Kanë kaluar dekada dhe këto zotime janë shkelur me këmbë me dhjetëra herë në fushatat e tyre zgjedhore .Si gjithmonë kanë premtuar shumë dhe nuk kanë realizuar asgjë  nga aspektit kombëtar, veç atij partiak dhe vetiak. Zgjedhje të reja me zotime dhe premtime të reja,premtime pa mbulesë që përfundojnë me koalicione pazaresh.

Komedia vazhdon !Koston do ta paguajë kategoria dhe shtresa më e ulët e shoqërisë së kampit shqiptar. Ndërsa kampi tjetër, vazhdon t’i ruaj privilegjet dhe “dorën”e ngrohtë të shtetit .

Edhe këto zgjedhje do të përfundojnë pa zgjidhje.Edhe pas publikimit të skandaleve për bëmat dhe gjëmat e koalicionit qeverisës VMRO-DUI,në kampin shqiptar sipas parashikimeve pritet që DUI i Ali  Ahmetit,do  të mbetet subjekti më i votuar.

Kjo është fatkeqësi shqiptare  e radhës. DUI dhe klani i tyre ka kapur dhe shantazhuar nëpunësit e administratës (të “punësuar nga ata”), punëtorët dhe punonjës të arsimit me votën pro DUI-t. Shqiptarët edhe këtë herë nuk kanë kandiduar me kandidatët që i  përfaqësojnë interesat e shqiptarëve në këtë parlament ,por  do të përfaqësohen me ata  që nuk do të jenë  veç se numra që do të ngrejnë kartonët për të miratuar ligjet e kërkuara.

Intelektualët atdhetarë dhe të burgosurit e ndërgjegjes kombëtare edhe këtë radhë, përfaqësimin  e shqiptarëve e lanë duar të subjekteve politike që për më shumë se dy dekada groposën  interesat kombëtre.

Ky është lajmi i keq për shqiptarët dhe  një huqje e madhe për të kapur trenat e fundit për në Bruksel! Radhën tjetër mbase!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button