Meta: Kjo klimë politike nuk i shërben vendit

Klima politike konfliktuale e mosbesuese nuk i shërben vendit, është shprehur kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një takimi me strukturat e partisë në Gjirokastër.

Më pas Meta tha se forcimi i LSI-së, është një kontribut për stabilitetin politik në vend.

“Me këtë frymë bashkëpunimi e këtë organizim do kemi rezultate më të mira në të ardhmen. LSI fuqinë e saj e ka te njerëzit, duke u lidhur gjithnjë e më shumë me ta”, tha Meta.

LSI është një forcë që punon për konsensus dhe bashkëpunim, pohoi Meta, duke u shprehur se realizimi i reformave i shërben qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button