Kreu i Thesarit të SHBA: Putin i korruptuar për vite me radhë

​Vladimir Putin është i korruptuar dhe madje për vite me radhë, kjo deklaratë vjen nga kreu i Departametit të Thesarit Amerikan, duke reflektuar në këtë mënyrë edhe qëndrimin e administratës Obama mbi kreun e Kremlinit.

Adam Szubin, gjatë një interviste për BBC Panorama dhënë në korrik të 2015, ka deklaruar se Presidenti rus ka akumuluar në mënyrë të fshehtë një pasuri të madhe.

BBC tha se zoti.Szubin nuk ka pranuar të komentojë mbi raportin e Agjensisë Qëndrore të Inteligjencës publikuar në 2007, i cili e vlerësoi pasurinë e Putin në 40 miliardë dollarë.

Sa i përket shifrës, kreu i thesarit ka deklaruar se raporti ka nënvlerësuar në këtë rast pasurinë e udhëheqësit rus, duke lënë të kuptohet se shifra ka më shumë zero.

“Ai mendohet se ka një pagë mujore diçka rreth 110 mijë dollarë në vit”, citohet të ketë thënë Szubin, duke u shprehur se kjo shifër s’ka të bëjë me të vërtetën dhe se Putin përdor taktika për të fshehur pasurinë e tij.

Pyetjes a është Putin i korruptuar, Szubin u përgjigj po dhe se Shtetet e Bashkuara besojnë që Presidenti ka qenë i korru ptuar për vite dhe vite me radhë.

Kremlini i ka mohuar akuzat, kurse Putin ka thënë se në mënyrë të përsëritur ai lexon raportet e shtypit në lidhje me pasurinë e tij të madhe, duke përfshirë edhe një kualifikim si njeriu më i pasur në botë, por të gjitha këto Putin i cilëson të pakuptimta.

Në prill të 2014, Putin deklaroi si pasuri të tij 119 mijë dollarë dhe dy apartamente modeste, përfshirë një vend parkimi për makinën në një garazh të përbashkët.

Raporti i BBC vjen vetëm pak ditë pasi një hetimi britanik, i cili akuzonte Putin për vrasjen e ish-agjentit të KGB-së Alexander Litvinenko me polonium radioaktiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button