Sëmundjet e mushkërive, problemet që shfaqen në dimër

Semundjet kronike te mushkerive dhe te rrugeve te frymemarrjes hasen me teper ne stinen e dimrit, ku edhe temperaturat jane te uleta.

Per kete arsye, gjendja shendetesore e personave qe vuajne nga semundje kronike te mushkerive ne dimer mund te perkeqesohet. Sipas mjekeve, personat qe vuajne nga semundje kronike te mushkerive, nese nuk tregohen te kujdesshem, nuk mund te kalojne nje dimer pa probleme. Arsyet? Ndjeshmeria e larte e organizmit te tyre ndaj luhatjeve te temperaturave te mjedisit dhe niveli i larte i ndotjes se tij. Pakujdesi te vogla ne dukje mund te çojne ne rendim te gjendjes se pacientit. Semundjet e mushkerive (bronkitet, semundja e ngushtimit te bronkeve etj) jane karakteristike per moshat e medha dhe per shkak te uljes se rezistences se organizmit te tyre ne pergjithesi, keto mosha jane te ndjeshme ndaj luhatjeve te temperaturave te mjedisit dhe nivelit te larte te ndotjes se tij. Temperaturat e uleta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit jane faktore risku per keqesimin e semundjes, duke perfshire ketu dhe pirjen e duhanit, pranine e semundjeve te zemres dhe hipertensionit, diabetit, etj.

Simptomat

Me keqesimin e gjendjes kolla shpeshtohet, behet me e forte dhe shoqerohet me shtim te sasise se gelbazes, e cila trashet dhe nxirret me veshtiresi. Marrja e frymes rendohet, frymemarrja behet e siperfaqshme dhe shpeshtohet, duke u shoqeruar me interesim te muskujve te kraharorit. Kjo eshte arsyeja qe shpesh pacientet ankohen edhe per dhimbje gjoksi e shpatullash. Te semuret jane ne ankth, kane ndjenjen sikur po mbyten. Ne fytyre sidomos ne buze, shfaqet mavijosja qe vjen si pasoje e anomalise se shkembimit te gazrave, me pakesim te oksigjenit ne gjak dhe shtim te gazit karbonik. Si pasoje e ajrimit te ulur, te semuret jane te lodhur, te pergjumur, ankohen per dhimbje koke, por here-here jane te shqetesuar dhe shfaqin turbullime te vetedijes. Komplikacionet jane te ndryshme, qe nga bronkopneumonia, prekje te zemres, apo eneve te gjakut, etj. Bronkopneumonite ndodhin si pasoje e humbjes se elasticitetit te muskujve te bronkeve per shkak te vete moshes dhe mbylljes se bronkeve si pasoje e grumbullimit te gelbazes ne to, duke favorizuar infeksionin.Po ashtu nga shkembimi i keq i gazeve preket edhe sistemi i qarkullimit te gjakut, duke shtuar ngarkesen e ventrikulit te djathte dhe duke demtuar muret e vazave. Keta te semure duhet te kerkojne menjehere ndihme nga mjeku i familjes, ose nga mjeku pneumolog, ku ata kontrollohen periodikisht, sepse sa me shpejt te nderhyhet, aq me shpejt do te dalin nga gjendja e renduar. Kur pengesa e frymemarrjes shpeshtohet, kolla behet me e forte dhe sasia e gelbazes eshte e shtuar, duhet filluar trajtimi me antibiotike per 5-7 dite, qe do te ndihmoje per te luftuar infeksionin. Duhet rritur dhe shpeshtuar doza e preparateve bronkodilatator, qe ndihmojne ne zgjerimin e bronkeve dhe lehtesojne frymemarrjen, qofte keto te marra nga goja ose me spray (pompa). Po ashtu Aerosoli per pak dite ose dhenia e oksigjenit here pas here, do ta lehtesonte gjendjen

Demtimi

Nuk ka nje arsye te caktuar se perse shfaqet semundja
e mushkerive, por ajo qe rekomandohet per te gjithe njerezit eshte “bashkejetesa” ne nje ambient ne paster, pa duhanpires, si dhe pa asnje komponent tjeter te demshem per mushkerite. Nga ana tjeter, sipas specialisteve, femijet jane teper te prirur per t’u semure nga semundjet e mushkerive ne rast se ata kane lindur nga nje nene duhanpirese. Pasi qe ne krijimin e mushkerive si organ, foshnja “helmohet” me nikotinen e duhanit, dhe me pas eshte e veshtire qe organizmi i tij te filtroje. Perveç duhanit, ndotja e ambientit, eshte nje nder faktoret kryesore qe ndikon ne perhapjen e semundjes se mushkerive. Madje ne pjesen me te madhe te rasteve, ndotja e ambientit, jo vetem ne qytete por edhe ne dhomen ku personi jeton, eshte faza fillestare e shfaqjes se semundjes, zhvillimit dhe evoluimit te saj. Sipas specialisteve, grimcat me permasa me te vogla se 10 mikron jane me te demshme per shendetin sepse ato kane me shume mundesi per te hyre ne pjeset e poshtme te mushkerive. Grimcat e ngurta kontribuojne ne menyre te dukshme ne pakesimin e shikimit. Deficencat me te theksuara mund te sjellin humbje ne peshe, lodhje, deficit imunitar, gje qe demonstrohet nga infeksione te perseritura virale dhe bakteriale. Niveli i ulet i saj shoqerohet me rritje te tensionit arterial dhe rrit mundesine e goditjes se zemres, rrit riskun per katarakte te syve si dhe nje risk i larte per shume tipe te kancerit si ai i prostates, kollonen, mushkerive etj. Studimet kane treguar se prezenca e ndotjes se ajrit ndihet edhe me ngushtime bronkiale si dhe reduktim te vete aktivitetit te mushkerive. Po ashtu, perdorimi i tepert i kripes shkurton jetegjatesine dhe rrit probabilitetin per te demtuar mushkerite. Shkencetaret amerikane pohojne se çdo vit mund te shpetohen 150.000 jete njerezish nese industria ushqimore do te zvogeloje sasine e kripes, e cila i shtohet ushqimit. Kripa ka ndikim direkt ne tensionin e gjakut i cili eshte i lidhur me nje spekter te gjere semundjesh mes te cilave edhe mushkerite.

Rekomandimet

Per kete kontingjent te semuresh keshillohet pushim per disa dite ne klime malore, per shkak te gjelberimit, ajrit me te paster dhe temperaturave te mjedisit, qe jane me te uleta. Ketyre personave u rekomandohet te shetisin nje ore ne mengjes heret dhe ne darke vone. Gjithashtu, keshillohet marrja e lengjeve per te shtuar sasine e gjakut qarkullues, qe mund te kete pasoje uljen e tensionit arterial. Te shmangen daljet dhe qendrimet ne diell duke preferuar shetitjet ne oret e para te mengjesit, te shoqeruara me ushtrime te lehta gjimnastikore, sidomos te kraharorit. Te ndalohet perdorimi i duhanit dhe qendrimi ne ambiente te mbyllura, ku pihet duhan. Po ashtu rekomandohet nje meny e pasur me vitamina, me shume kalori dhe qe te permbaje ushqime qe treten lehte. Keta paciente duhet te tregohen te kujdesshem ndaj qendrimit nen ventilatore, kondicioner, perdorimin e pijeve te ftohta dhe shmangien nga korrentet e ajrit.

Keshilla

-Zvogeloni sasine e kripes ne diete
-Jetoni ne nje qytet qe ka ndotje te ulet
-Shetisni te pakten 1 ore ne dite ne nje pyll te mbushur me peme dhe ne ajer te paster
-Mos perdorni duhan
-Mos jetoni, apo flini ne nje dhome me duhanpires
-Perdorni sa me shume lengje dhe supa per shpelarjen e mushkerive
-Vraponi te pakten 10 minuta ne mengjes, ne ajer te paster

Semundjet e mushkerive

-Semundja obstruktive kronike
-Pneumonia
-Hipoksemia
-Sarkoidoza
-Semundja restriktive
-Semundjet vaskulare
-Tuberkulozi
-Tumoret e mushkerive
-Tumoret mediastinale
-Bronchiolitis akut

Si duhet perdorur pompa e ilaçeve

Çfare eshte nje inhaler me doza metrike (pompa)
Shume nga ilaçet ndodhen ne kanistra te vogla prej metali qe sperkasin ilaçin ne mushkerite tuaja. Keto quhen inhaler me doza metrike. Disa njerez i quajne ato “pompa”. Pompa sperkat ilaçin ne sasine e duhur qe ju ta thithni ate. Ju zakonisht merrni nje ose dy pufe (pompime). Midis pufeve ju duhet te prisni 30 sekonda deri ne nje minute. Te thithesh ilaçet me ane te frymemarrjes eshte nje menyre e mire per t’i marre ato pasi ato kalojne ne tubat e frymemarrjes me shpejtesi. Nese merrni nje ilaç kokerr do te duhet nje kohe me e gjate per ate qe te shfaqi efektin e tij.

Ja disa nga menyrat e thjeshta te perdorimit:

-Shkundeni pompen mire per te perziere ilaçin
-Hiqni kapakun nga pjesa e gojes dhe mbajeni pjesen e gojes para gojes
-Nxirrni gjithe ajrin nga mushkerite jashte
-Filloni te merrni fryme ngadale dhe ne te njejten kohe shtyp pompen per te nxjerre nje doze (puf) te ilaçit ne goje
-Vazhdoni te merrni fryme perseri. Frymemarrja juaj do te sjelli ilaçin ne mushkerite tuaja
-Mbyllni gojen dhe mbani frymen per pese ose 10 sekonda perpara se te lini ajrin qe thithet te dali nga buzet. Kjo ju ndihmon te siguroheni ta keni marre te gjithe ilaçin Nese doktori juaj ju ka thene te merrni dy pufe, prisni 30 sekonda deri ne nje minute midis pufeve. Me kete menyre pufi i pare hap rruget e frymemarrjes dhe i dyti funksionon me mire
Kontaktoni doktorin nese:

-Nese pompa nuk ju lehteson me
-Nese keni akoma veshtiresi ne frymemarrje edhe pse keni perdorur pompen
-Ose nese keni: Rrahje te shpeshta te zemres
-Ndjesi te vjelli, dhimbje stomaku, diarre ose vjellje o —Probleme me gjumin
-Dhimbje koke
-Kontraktim muskujsh (ngerçi)(Marre nga Tirana Observer)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button