Kryeministri i ri nën hijen e atij të vjetrit, Gruevski pjesë e pandarë e Dimitrievit!

Ish kryeministri, Nikolla Gruevski vazhdon të jetë fytyra kryesore e delegacionit qeveritar, kudo që ai të paraqitet. Disa ditë më parë delegacioni i qeverisë prezantoi një investim në sferën e shëndetësisë, dhe paraqitja e Nikolla Gruevskit më shumë i ngjante një kryeministri se sa ajo e Dimitrievit, njofton TV21.

Ka qenë praktikë e njohur që të gjitha investimet të prezantohen në godinën e qeverisë, por sot kjo nuk ishte ashtu. Delegacioni qeveritar, i udhëhequr nga kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, paralajmëroi investimin e ri të “Xhonson Kontrolls” në Strumicë. Disa ditë me radhë TV21 kërkon përgjigje nga qeveria se mysafir i kujt është ish-kryeministri në ngjarjet që i organizon qeveria, por përgjigje edhe më tutje nuk ka. Përveç kryetarit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, në Klubin e Deputetëve sot ishin të pranishëm edhe Ministri i Financave, Zoran Stavrevski, Zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, si dhe vet Kryeministri Emill Dimitriev. Fabrika do të  vendoset në Zonën Industriale të Strumicës, ku sipas përfaqësuesve të “Xhonson Kontrolls” do të investohen 20 milion dollarë amerikanë, kurse parashikohet që kjo fabrikë të hapë 1500 vende të reja pune. Ky do të jetë investimi i tretë i kësaj kompanie në zonat industriale të Maqedonisë; Pas Bunarxhikut dhe Shtipit, Strumica do të jetë qytetit i tretë ku kjo kompani do të ndërtojë fabrikën e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button