Rusia në krizë por Putin mbahet me zor: jemi mirë!

Rusia është në krizë si pasojë e uljes së çmimit të naftës dhe, si manovra për të zhvendosur vëmendjen Putin nga njëra anë mohon krizën dhe nga ana tjetër sulmon vendet e Gjirit Arabik, pra prodhuesit e mëdhenj të naftës dhe anëtarë të OPEK-ut, të cilat kontrollojnë çmimin global.

Putin ka thirrur ministrin e Ekonomisë në një takim dhe kanë shpallur se vendi nuk është në krizë, por përkundrazi ekonomia po rritet.

“Kemi verifikuar një defiçit më të ulët buxhetor sesa pritej, por edhe kemi rezerva të mira valutore, ndaj kështu krijohen kushte të favorshme për rimëkëmbjen e pritshme këtë vit”, tha Putin në një takim me ministrin rus për Zhvillim Ekonomik, Alexei Uljukajev, bën të ditur agjensia ruse e lajmeve Tass.

Uljukajev ka deklaruar se rezervat e Bankës Qendrore të Rusisë janë të larta dhe pjesa më e vështirë e recesionit zgjati deri në tremujorin e dytë të vitit 2015 dhe që pas kësaj kanë lëvizur në një drejtim pozitiv.

Por në fakt, monedha vendase, rubla ka pësuar rënie drastike dhe çmimet janë ngritur. Sankionet e BE-së pas pushtimit të Krimesë dhe ndërhyrjes në Ukrainë, si dhe prishja me një partner tregtar mjaft të rëndësishëm për Rusinë siç është Turqia, kanë shkaktuar probleme të mëdha për popullin rus. Fuqia blerëse ka rënë dhe çmimet mbeten të larta, transmeton tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button