DW: Han, i nxjerrë nga konteksti apo i humbur në kontekst?

“Keq i përkthyer”, “I nxjerrë nga konteksti”, “I keqkuptuar”, “Jo saktë i cituar”, … gjithë këto arsyetime muajve të kaluar janë lidhur për një emër, eurokomisari për zgjerim Johanes Han, shkruan DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Ishte keqkuptuar në Serbi, disa herë i keqinterpretuar në Maqedoni, ndërsa në rastin e fundit deklarata e tij “ishte nxjerrë nga konteksti” nga ana e së përditshmes bullgare “Kapitall”. Kësi arsyetimi dha zëdhënësja e Han, Maja Kocijançiq, pas deklaratës së tij në Kapitall se: “Nuk është me rëndësi a do të përfshihen të gjithë, me rëndësi është kualiteti zgjedhjeve. Në këtë drejtim duhet të vazhdojmë përpara”.

“Besoj se deklarata është nxjerrë nga konteksti. Pozita e komisionarit mbetet e njëjta sikurse në njoftimin e tij të fundit”, deklaroi Kocijançiq për “Meta”.

A është e mundshme që ky funksionar i lartë evropian gjithmonë të nxjerrët nga konteksti? Zoran Andonovski, kryeredaktor i Agjencisë së lajmeve “Meta” dyshon në këto arsyetime.

“Eurokomisari Johanes Han është i humbur në kontekst! Edhe nevoja e fundit për tu sqaruar se çka ka dashur të thotë për gazetën bullgare dëshmon se ai vështirë po gjendet në kaosin politik të Maqedonisë. Ai edhe një herë po dëshmon se nuk është i sigurt në vlerësimet për situatën në Maqedoni”, vlerëson Andonovski, transmeton Portalb.

Analisti Daut Dauti thotë se është mirë që Han është sqaruar, por është për çudi se si ai në disa raste po nxjerret nga konteksti ose nuk po kuptohet. Sipas tij, kjo krijon hapësirë për analizimin e politikës së BE-së: a është lodhur BE me krizat në rajon, me zgjidhjen e krizave brenda shteteve anëtare që po përjetojnë kollaps ekonomik (Italia dhe Greqia) ose për shkak demokracisë (Hungarija dhe Polonia), prandaj shpesh në vend se të zgjidhin çështje marrin pjesë në komplikimin e punëve.

“Tani është kontestuese data e zgjedhjeve, 24 prill, për çka Zaev është marr vesh me tre liderët tjerë para se të plotësoheshin kushtet. Është e mundshme BE, ose Han, të mos jetë në një linjë me opozitën maqedonase edhe të mos e mbështet në gjithçka, sidomos nëse një herë janë dakorduar për datën e zgjedhjeve, dhe tani kërkon prolongim”, konsideron Dauti, transmeton Portalb.

Vladimir Llazareviq nga Shoqëria për përparimin e proceseve demokratike- “Ka ardhmëri” vlerëson se deklaratat e funksionarëve të lartë evropian kanë rëndësi të madhe, sepse nëpërmes tyre jepen porosi.

“Unë mund ta kuptojë nevojën e Hanit për zgjedhje fer dhe demokratike. Por, gabimet në deklarata nuk janë karakteristike për një diplomat të rangut evropian” tha për DË Llazareviq./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button