Ilioski: Zaevi është lider i aboluar, Shilegov: Gruevski është kriminel

Akuza të ndërsjella, pas së cilës pasuan replika dhe kundër-replika. Kështu ishte atmosfera e sotme në Kuvend, gjatë diskutimit për ndryshimet e propozuara nga opozita në ligjin për ndalim të duhanpirjes në vende publike. Diskutimi u ndez kur deputeti i LSDM-së Shilegov, liderin e VMRO-DPMNE-së e quajti kriminel, dhe kur në mbrojtje të të cilit kërcyen deputetët e pushtetit, raporton televizioni 21.

“Kam përshtypjen se ju jeni e vetmja parti politike në Evropë që për lider keni një njeri të aboluar. Nuk di a ka në botë ndonjë parti tjetër që ka një lider të këtillë. Lider që është kapur në kamerë se si kërkon ryshfet prej 200 mijë eurove. Kush është krimineli në këtë rast?”, tha Zoran Ilioski.

Pas kësaj, deputetët e LSDM-së akuzuan për siç thonë ata, mashtrim zgjedhor nga njerëzit e parë të Gruevskit.

“Pse dhanë dorëheqje Mile Janakievski, Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkovi. Pse dhanë dorëheqje? Pse çdo gjë ishte në rregull?  Nga viti 2011 e këndej, nuk ka asnjë deputet nga VMRO-DPMNE-ja që mund të thotë se është zgjedhur në zgjedhje fer dhe demokratike. Vjedhjet tua më të mëdha janë pikërisht në zgjedhje që të mund t’i mbroni krimet e kriminelëve tuaj, që e drejtojnë partinë tuaj”, tha Petre Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button