Gjermani, protestat e PEGIDA-s kundër të huajve dhe islamit

Lëvizja Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) dhe kundërshtarët e saj kanë mbajtur protesta në të njëjtat pika në qytetin Dresden të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të policisë së Dresdenit anëtarët e Lëvizjes Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) të cilët kanë mbajtur protesta në të njëjtat pika me kundërshtarët e tyre fillimisht janë mbledhur para sheshit të Teatrit dhe pas një marshimi janë kthyer sërisht në shesh. Ndërsa grupi i kundërshtarëve të saj është mbledhur në sheshin Postplatz.

“Është marrë informacioni se janë djegur automjetet e parkuara në bulevardin Pieschener Allee, ku ekipet të cilët kanë mbërritur në vendngjarje kanë verifikuar se 11 mjete janë dëmtuar”, thuhet në deklaratë ku pretendohet se automejtet e djegura i përkisnin pjesëmarrësve në protestat e PEGIDA-s.

Ndërsa iniciativa studentore e qujatur Durchgezaehlt ka njoftuar se në protestat e PEGIDA-s kanë qenë të pranishëm 3 deri në 4 mijë protestues ndërsa në protestat kundërshtare 250 deri në 300 protestues.

Mes tjerash theksohet se në protestën e mbajtur nga “MVgida” në qytetin Neubrandenburg në rajonin Mecklenburg Vorpommern ka marrë pjesë edhe kryetari i Grupit parlamentar i rajonit nga Partia Nacionaliste Demokratike e Gjermanisë (NPD) Udo Pastörs i cili ka mbajtur edhe një fjalim.

Gjithashtu mësohet se në këtë protestë janë hedhur sllogane dhe janë mbajtur pankarta të NPD-së. Në lidhje me këtë janë ka patur edhe komentet se “MVgida e cila imiton PEGIDA-n i ka përdorur protestat e saj si një vend për të bërë propagandë”.

Anëtarët e Lëvizjes Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) gati 15 muaj me radhë po mbajnë protesta kryesisht në qytetin Dresden gjatë të hënave në mbrëmje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button