Komisioni për arsim, përplasje për Universitetin e ri “Damjan Gruev”

Me propozim të qeverisë, të mbështetur edhe nga partnerët e koalicionit qeveritarë VMRO-DPMNE dhe BDI do të hapet në Shkup Universiteti për mbrojtje dhe siguri “Damjan Gruev”, raporton Alsat-M.

Universiteti do të ketë shtatë fakultete dhe do të shërbejë për përgatitjen e kuadrit të armatës, policisë dhe institucioneve tjera në Maqedoni. Z

“Qeveria e Maqedonisë me një propozim paraprakisht të përgatitur nga ana e ministrisë së arsimit, të dorëzuar edhe tek bordi për akreditim për arsim të lartë , ka marrë mendim pozitiv për formimin e universitetit të ri me shtat fakultete”, deklaroi Spiro Ristovski, zëvendës ministër i arsimit.

Opozita kundërshton hapjen e universiteteve të reja dhe kërkon përmirësimin e cilësisë në universitete ekzistuese. Për opozitën është e papranueshme që për dy muaj të hapen dy universitete të reja.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button