NATO akuza ndaj Rusisë për sulmet ndaj opozitarëve në Siri

Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Petr Pavel, ka theksuar se Rusia në Siri më shumë sulmon opozitarët se sa DAESH-in, raporton Anadolu Agency (AA).

Krerët e shtabeve të përgjithshëm të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në takimin e Komitetit Ushtarak. Në këtë takim ku ka marrë pjesë edhe kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjenarali Hulusi Akar është vendosur që të bëhen propozime për ndryshime në procesin e vendimmarrjes për të përballuar agresivitetin e Rusisë dhe rreziqe të tjera të sigurisë.

Në një konferencë për shtyp kryekomandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë amerikani Gjeneral Philip Breedlove, tha se aleanca me 28 anëtarë “ka marrë parasysh që të kryejë një rregullim delikat në lidhje me mekanizmin vendimmarrës ushtarak dhe politik”.

Sipas tij në këtë mënyrë do të mund të sillen së bashku shpejt kapacitetet e reja që janë duke zhvilluar. “Do të vazhdojmë të punojmë mbi problemet e gatishmërisë dhe reagimeve që forcën tonë ta sjellim në një pozicion më të mirë për të reaguar për të gjitha vështirësitë që nga Arktiku e deri në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut”-u shpreh ndër të tjera Breedlove.

Akuza ndaj Rusisë

Ndërsa kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Petr Pavel tha se krerët e forcave të armatosura të çdo vendi do ti paraqesin propozimet e tyre ambasadorëve të NATO-s dhe këto do të vlerësohen para takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s i cili do të mbahet më 11 shkurt. “Duhet të përqendrohemi në objektivat tanë strategjikë. Ajo është që të mbrojmë sistemin tonë të sigurisë dhe ndaj atyre që duan ta minojnë” ka shtuar në fjalën e tij Pavel.

Ndërsa pyetjes nëse ka ndonjë kontribut Rusia në luftën kundër terrorizmit në Siri Pavel iu përgjigj se: “Dihet shumë mirë se Rusia më shumë po godet opozitarët në vend që të godasë DAESH-in, forcat e tjera që vërehen si ekstremiste apo terroriste. Dhe raporti i kësaj është 70 përiqnd me 30 përqind. Madje disa shifra tregojnë se kjo është shumë më e lartë, që Rusia në vend të DAESH-it godet më shumë forcat opozitare. Sigurisht që në këtë kuptim nëse forcat ajrore të Rusisë do të rrisin masat për goditjen e DAESH-it atëherë mund të jetë efektive”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button