Astra Sports Tourer modeli më i ri nga Opel
Opel sjell modelin e tij më të ri Astra e re Sports Tourer, e cila i nënshtrohet testimeve ekstreme para fillimit të prodhimit në masë.
Testimet e këtij modeli po kryhen në International Technical Development Center (ITDC) qendër kjo të cilën Opel e përdorë për të zhvilluar dhe testuar modelet e reja nga kjo markë.
Në këtë qendër mund të simulohen temperatura të ngjashme me ato në Sahara ku temperaturat arrijnë 60 gradë Celsius apo simulimi i ambienteve ekstreme të ftohta ku temperaturat arrijnë -40 gradë Celsius.