Siri, gjatë sulmit të avionëve rusë,16 të vdekur dhe 20 të plagosur

Avionët rusë në provincën Deyru’z Zor në Siri kanë kryer sulme në vendbanime ku si pasojë humbën jetën 16 persona, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve lokale, avionët rusë kanë kryer sulme në vendin el-Bolil që është nën kontroll të DAESH-it.

Me këtë rast 16 persona humbën jetën, ndërsa 20 të tjerë u plagosën, në mesin e të clëve ka gra dhe fëmijë.

Avionët rusë kanë bombarduar edhe rajone në të cilin gjendet xhamia Nur.

Kujtojmë se Ministria ruse e Mbrojtjes më 30 shtator të vitit të kaluar njoftoi se në Siri fillon intervenimin ajor me qëllim të sulmeve ndaj bastioneve të organizatës terroriste DAESH.

Avionët rusë për çdo ditë godasin edhe vendbanime dhe bastione të opozitës së moderuar siriane e cila lufton kundër aleatit rus, regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button