Parlamentarët britanikë për Trump: Ai është demagog racist

Deputetët britanikë gjatë seancës së djeshme, politikanin amerikan Donald Trump e kanë quajtur “demagog racist” dhe “karagjoz” për deklaratat e tij publike lidhur me muslimanët, gratë dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë debatit të fortë tre orësh në Dhomën e Poshtme të Parlamentit britanik për Trumpin është biseduar në bazë të peticionit të cilin kundër tij e kanë nënshkruar më shumë se gjysmë milionë britanikë. Ndonëse shumica e deputetëve konsideruan se Trump “nxit gjuhë të urrejtjes ndaj pakicave” ata nuk mbështetën propozimin që t’i ndalohet hyrja në territorin britanik.

Sipas ligjeve të Britanisë së Madhe, në çdo peticion që merr më shumë se 100.000 nënshkrime në Parlament organizohet debat, konkludimet e të cilit nuk janë obliguese.

Siç shkruan gazeta “The Guardian”, parlamentarët kanë rënë dakord se ndalesa e Trumpit në Britaninë e Madhe “do të forconte makinerinë e tij” duke e shndërruar atë në “viktimë”.

Deputetja e Partisë Nacionale Skoceze (SNP), Anne McLaughlin gjatë fjalimit të saj theksoi se Trump “për fat të keq është bir i një emigranti skocez”. Deputeti i Hampstead dhe Kilburn Tulip Siddiq, tha se mbështet idenë e ndalesës së hyrjes së Trump në Britaninë e Madhe.

“Doemos duhet ndaluar ky njeri helmues që të hyjë në vendin tonë”, tha Siddiq. Trump mbi vete “tërhoqi” dënim ndërkombëtar kur nga fundi i vitit të kaluar deklaroi se duhet ndaluar muslimanët që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shkaktoi reagime të shumta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button