SHBA-ja konfirmoi se janë rrëmbyer disa amerikanë në Irak

Ambasada amerikane në Bagdad konfirmoi se “disa amerikanë” janë rrëmbyer në Irak, pa u zbuluar për sa persona bëhet fjalë, as për atë se ku ka ndodhur rrëmbimi.

“Punojmë së bashku me autoritetet irakiane, për të locuar se ku gjenden dhe për t’i kthyer mbrapa”, ka deklaruar një funksionar i Stejt departamentit amerikan.

Disa raportime të pakonfirmuara nga burime të sigurisë në Bagdad, të cilave i referohen korrespondentët e huaj, pohojnë se janë rrëmbyer tre amerikanë dhe një irakian, përkthyes.

Këto raportime theksojnë se incidenti ka ndodhur në pjesën jugore të kryeqytetit irakian.

Kompania televizive amerikane Si-En-En zbulon se bëhet fjalë për tre persona të cilët kanë punuar në Bagdad në marrëveshje të fushave të naftës. Sipas kësaj kompanie, rrëmbimi ka ndodhur të premten.

Ky është rasti i parë i rrëmbimit të të huajve në Bagdad pas një kohe të gjatë të periudhës relativisht të qetë pa dhunë.

Para tërheqjes së ushtrisë amerikane nga Iraku, janë rrëmbyer dhe vrarë shumë shtetas perëndimor, nga ana e grupeve radikale shiite ose sunitëve militantë, por prej atëherë nuk janë regjistruar incidente të tilla.

Muajin e kaluar, në shkretëtirën irakiane janë rrëmbyer një grup i madh i gjuetarëve të Katarit, midis të cilëve edhe pjesëtar të familjes qeveritare në Katar. Tani për tani nuk ka kurrfarë gjurme se cilët do të mund të jenë rrëmbyesit, e as nuk është paraqitur ndonjë informacion për atë çka ka ndodhur prej atëherë me të rrëmbyerit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button