Takim Poposki-Koxias në Bruksel
Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias sot në Bruksel u takua me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, kumtoi MPJ-ja.
Dy ministrat kanë biseduar për ngjarjet më të reja në lidhje me refugjatët dhe migrantët, ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe për procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit.
Takimi është mbajtur në margjinat e Këshillit të punëve të jashtme të BE-së që po mbahet në Bruksel.