Paraburgim për dhjetë të dyshuarit e sulmit terrorist në Stamboll

Gjykata në Stamboll ka dhënë urdhër për arrestimin dhe caktimin e paraburgimit për 10 prej 16 të dyshuarit për sulmin e paradokohshëm terrorist në kuartin Sulltanahmet të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet speciale policore të Sektorit për antiterrorizëm pas sulmit terrorist në kuartin Sulltanahmet në Stamboll arrestuan gjithsej 17 persona me prejardhje nga Siria, të cilët dyshohen se kanë lidhje me sulmuesin me bombë i cili kreu sulmin, duke vrarë dhjetë turistë.

Sot gjyqësori në Stamboll përfundoi procedimin ndaj 16 të dyshuarve, ndërsa përpunimi i të dhënave dhe marrja e dëshmisë për një të mitur edhe vazhdon.

Gjykata për dhjetë të dyshuar caktoi masën e paraburgimit, ndërsa gjashtë të dyshuarit tjerë i liroi nën masën e ndalesës së braktisjes së Turqisë.

Kundër grupit të lartpërmendur janë ngritur akuza për planifikim të vrasjeve massive dhe anëtarësim në organizata terroriste, ndërsa masa e paraburgimit u është caktuar për të mos ndikuar në procedurën dëshmuese.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button