Obama dhe Putin bisedë telefonike për Ukrainën dhe Sirinë

Shtëpia e Bardhë ka informuar sot se presidenti amerikan, Barak Obama dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë biseduar me telefon për situatën e fundit në Ukrainë dhe Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Një pjesë e konsiderueshme e kohës ka kaluar për diskutimin rreth domosdoshmërisë së Rusisë për të përmbushur obligimet të marra gjatë negociatave në Minsk, për t’i dhënë fund mbështetjes së saj për separatistët që aktualisht destabilizojë Ukrainën,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Ai shtoi se Obama dhe Putin diskutuan edhe për përpjekjet për ti dhënë fund luftës në Siri.

“Diskutuan për përpjekjet për të arritur një tranzicion politik në Siri. Kjo është në interes të përbashkët të të dyja shteteve, SHBA-ve dhe Rusisë”- tha Earnest.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button