Rasti “Lagja e Trimave Kumanovë”: ende prezantohen provat kundër grupit

Ende nuk është caktuar data e gjykimit të “grupit të armatosur” në Kumanovë. Nga pala mbrojtëse për Portalb konfirmojnë se për momentin Prokuroria publike po prezanton provat kundër grupit dhe derisa të prezantohen të gjitha provat nuk caktohet data e gjykimit.

“Nga Prokuroria po prezantohen provat dhe jo aktakuza siç po spekulohet në disa media. Ende nuk është caktuar data e gjykimit, duhet të prezantohen të gjitha provat. Besoj se brenda muajit do të prezantohen gjitha provat”, ka sqaruar për Portalb avokatja e palës mbrojtëse Artene Ademi.

Trupi gjyqësorë për ta gjykuar rastin “Lagja e Trimave- Kumanovë” tashmë është caktuar. Gjykata e Shkupit ka miratuar aktakuzën për rastin edhe pse pala mbrojtëse pat kërkuar shfuqizim të akuzës dhe lirimin e të arrestuarve.

Kujtojmë se Avokati i popullit ka hapur një lëndë për torturë policore ndaj të akuzuarve për të njëjtin rast./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button