Vazhdon debati për komisionin anketues për falsifikimin e letërnjoftimeve

­ Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë debatin për përbërjen e Komisionit anketues për rastin me fabrikën për falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave dhe dokumenteve tjera.

Grupi i deputetëve, i udhëhequr nga LSDM­-ja paralajmëroi se nuk do të merrë pjesë në punën e këtij komisioni, sepse sipas tyre, kjo është e pakuptimtë dhe kundër komisionit për përgjimin. Deputetë të VMRO­-DPMNE-­së, megjithatë, vlerësuan se LSDM­ja nuk dëshiron të formohet ky komision anketues, sepse frikësohet që e vërteta të mos del në dritë. Krahas kësaj pike, në rend dite të seancës së 85­të janë edhe rreth 80 propozim vendime ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button