Diskriminimi, diskrepanca, universitetet dhe VMRO-DPMNE !

Të dashur miq,

Për të gjithë të interesuarit dhe në veçanti për BDI-në shkurtimisht po vë në spikamë disa fakte se si VMRO-DPMNE gjatë kësaj dekade instaloi njerëzit e sajë nëpër institucionet arsimore publike duke themeluar universitete dhe fakultete por të financuara nga parat publike ku taksapagues janë edhe popullata shqiptare respektibile dhe faktoriale për nga numri i tyre.

Ja pse edhe themelimi më në fund i Universitetit Ndërkombëtarë në Shkup që do të financohet nga buxheti ka prapavijë instalimi të resurseve të tyre kadrovike që magjistruan e doktoruan duke qenë në establishmentin e pushtetit ( por ka kuadro edhe respektibile por janë shumë pak ) dhe që do të funksionojë kuptohet në tre gjuhë.

Miq të dashur, siç dihet Universiteti i Tetovës u themelua me Ligjin e posaçëm ,,Gazeta zyrtare e RM,, nr.08/2004) kurse ndryshime dhe plotësime pati më vitin 2008, me këtë plotësim USHT iu akredituan edhe 6 fakultete tjera pra gjithsej 12-të.

Në Maqedoni dem baba dem kanë funksionuar Universiteti publik në Shkup dhe Manastir, atëherë kur shqiptarët përveç shkollës së lartë për mësuesi dhe më vonë fakultetin pedagogjik ,nuk kanë pasur universitet në gjuhën shqipe.

Ja faktet ku shihet diskriminimi dhe diskrepanca nga politikat autoritare të VMRO-DPMNE-së !

Në Maqedoni ka kaq Universitete publike:

– Universiteti “Shën Kirili e Metodi” – në Shkup.

– Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” -në Manastir.

– Universiteti Shtetëror , “Goce Dellçev” – në Shtip .

-Universiteti “Shën. Apostol Pavle”- në Ohër.

– Universiteti (Shtetëror) i Tetovës.

– Universiteti Ndërkombëtarë “Nëna Tereza”-në Shkup ( në tre gjuhë). (që pritet këtë vit të fillojë me punë ).

 

Miq të dashur,

kjo qeveri për shtatë vitet e fundit me ligje të posaçme (enkas) themeloi edhe disa fakultete për në Shkup, Manastir, Ohër, Shtip që po ashtu financohen nga parat publike, për dallim nga USHT , fakultetet janë themeluar me plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për themelimin e USHT. Dhe këta punë juridikisht janë hile të mëdha, por vetëm tartufët hajdutokrat nuk duan ti pranojnë . (Unë si qytetarë kam shkruar dhe reaguar me kohë për këto diskrepanca).

 

Ja faktet për themelimin e fakulteteve me ligje të posaçme si institucione të arsimit të lartë:-

 

– Ligji për themelimin e fakultetit për administratë dhe menaxhment të sistemeve informatike në përbërje të Universitetit,. Shën Klimenti i Ohrit,, në Manastir (51/2007).

 

– Ligji për themelimin e fakultetit për dizajn dhe teknologji të mobilieve dhe interierit në përbërje të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”- në Shkup (57/2010).

 

– Ligji për themelimin e fakultetit të shkencave të informatikës dhe inxhinierisë kompjuterike në përbërje të Universitetit “Shën Kirilli dhe Metodi”-në Shkup .

 

-Ligji për themelimin e Universitetit për Teknologji Informatike- në SHKUP me 7 fakultete dhe 2 institute ( Ai në OHËR është plus ).
– Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Universitetit Shtetëror, “Goce Dellçev”-në Shtip me 6 fakultete plus.

– Ligji për themelimin e fakultetit tekniko-teknologjik, fakultetit të veterinës dhe Fakultetit Juridik në përbërje të Universitetit, “Shën Klimenti i Ohrit”- në Manastir.

 

– Ligji për themelimin e institucionit të lartë arsimorë, fakulteti i sigurimit në përbërjen e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”-në Manastir.

 

– Ligji për institucionet e arsimit të lartë të bashkësive fetare (Fakulteti ortodoks dhe fakulteti i shkencave islame, si ente të arsimit të lartë të bashkësive fetare, me status të institucioneve PRIVATE-PUBLIKE jofitimprurëse).

 

* * *

 

Madje u sollën edhe ligjet me sa vijojnë:-

 

– Ligji për themelimin e Agjencisë për programe arsimore evropiane dhe për lëvizshmëri, por sa kuadro shqiptarë punojnë në këtë agjenci un nuk jam në dijeni?

 

– Ligji për themelimin e rrjetit hulumtues akademik maqedonas.

 

– Ligji për themelimin e Agjencisë nacionale për teknologji bërthamore të RM, agjenci që partia ka pasur të punësuar resurset por kjo nuk ka funksionuar deri më ditën e sodit.

 

* * *

 

Pra a ka ndonjë arsye për të propaguar BDI-ja deri në një orgazëm politike gjoja për të arritur në këtë sferë.

Diskriminimi në këto çështje është i përmasave gallopante. Pra themelimi i USHT është një pik uji në shpenzimet publike që po bëhen për të gjitha këto institucione për maqedonasit.

Me ligj këta kanë disperzuar fakultetet në Maqedoninë lindore, në Gjevgjeli, Strumicë, Berovë, Sveti Nikollë etj, e kanë definuar me ligj, kurse për disperzim me seli për ata në gjuhën shqipe ,vetëm për fakultetin e administratës publike në Kumanovë është definuar në ligj kurse disperzimet tjera nuk jam në dijeni se me çfarë akti janë bërë. Dhe mu për këtë ka edhe probleme financiare dhe nuk kanë ngrohje studentët në objektet e disperzuara, dhe USHT disperzimi i doli projekt i dështuar me pasoja.

Të gjitha këto kanë kaluar me heshtje të sejmenëve dhe lidershipeve partiake.

Askush nuk është kundër hapjes së shkollave dhe universiteteve por me arsyeshmëri detale nga njerëzit kompetent e jo nga klikat partiake për qëllime politike e djallëzore.

 

Unë i lus deputetët shqiptarë të ngrenë iniciativë për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për themelimin e Universitetit Shtetëror “Goce Delçev” -në Shtip, që të fshihet fjala “shtetëror” dhe të mbetet Universiteti “G. D”. në Shtip. Nëse kjo do të miratohet atëherë heqja e termit “Shtetërorë” për Universitetin e Tetovës nuk do kishte prapavije dhe pasoja. Ndërsa për UT të propozojnë që ky tempull të pagëzohet me emrin për të cilën do të vendose Senati dhe rektorati së bashku me studentët.

 

Nuk ka nevojë për tu lavdëruar, por së paku duhet konsultuar dhe lexuar .

 

Këtë e kemi obligim të gjithë por më së shumti ata që zgjidhen dhe paguhen për ti lexuar ,konsultuar dhe votuar apo reaguar me kohë për gjërat me të cilat akoma diskriminohemi dhe na bëhen padrejtësi në kurrizin dhe djersën tonë si popull.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button