Malajzi, arrestohen 82 të dyshuar për lidhje me DAESH-in

Forcat policore të Malajzisë kanë informuar se gjatë vitit të kaluar kanë arrestuar 82 persona për lidhje me organizatën terroriste DAESH, nga të cilët 73 janë shtetas të saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo shifër ishte më e lartë se 59 arrestimet e bëra në vitin 2014, nga të cilët 47 ishin vendas.

“Shtimi i arrestimeve tregon se elementet e DAESH-it janë duke përfituar simpatinë e komunitetit lokal, ndërsa policia do të vazhdojë të dyfishojë përpjekjet e saj për të parandaluar që këto elemente të lulëzojnë në Malajzi”, tha për gazetarët inspektori i përgjithshëm i policisë Khalid Abu Bakar sipas të cilit vëllimi i arrestimeve nuk duhet të injorohet.

Ai tha se të hënën policia e kishte arrestuar një 16-vjeçar, nxënës në një shkollë fetare që besohet të ketë qenë i përfshirë në operacionet e DAESH-it në Malajzi.

“U dëshmua të ketë qenë i ndikuar nga propaganda në rrjetet sociale. Ai megjithatë nuk dëmtoi askënd”, deklaroi Khalid Abu Bakar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button