Turqi, bombardohen zonat kurde; 10 militantë e dy civilë të vdekur

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në qytetin Cizre, në juglindje të Turqisë, pranë kufirit me Irakun, ku janë zhvilluar luftime të ashpra javët e fundit, transmeton Top Channel.

Tanket e ushtrisë turke vazhdojnë të bombardojnë objektiva brenda në qytet, në luftimet kundër militantëve kurdë. Juglindja e Turqisë banohet kryesisht nga kurdë dhe është zhytur në dhunën më të ashpër që prej viteve ’90, pas armëpushimit dyvjeçar mes militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanin, që kërkojnë autonomi më të madhe, dhe qeverisë turke.

Të pakën 10 militantë kurdë u vranë gjatë luftimeve të fundit, si dhe dy civilë, që humbën jetën pas predhave që goditën shtëpinë e tyre. Banorët e qytetit thonë se, ushtria sulmon pa bërë dallim mes militantëve dhe civilëve, ndërsa autoritetet turke pretendojnë se po luftojnë kundër atyre, që kërcënojnë rendin dhe sovranitetin e vendit.

Gjendja e shtetrrethimit e vendosur nga qeveria, sipas banorëve, nuk po i lejon që të dërgojnë të sëmurët në spital, pasi kush shihet natën jashtë shtëpisë qëllohet pa paralajmërim. Partia kurde “PKK” rroku armët në vitin 1984 për autonominë e zonave kurde dhe që atëherë, më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë në përleshjet me qeverinë. PKK konsiderohet si një grup terrorist nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Europian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button