Arabia Saudite pezulloi të gjitha fluturimet nga dhe drejt Iranit

Arabia Saudite ka pezulluar të gjitha fluturimet ajrore drejt dhe nga Irani për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.. Autoritetet e Arabisë Saudite vendimin për ndërprerjen e lidhjeve të komunikacionit me Iranin e kanë marrë të hënën.

Edhe disa vende iu bashkuan konfliktit diplomatik mes Arabisë Saudite dhe Iranit. Kështu që Sudani dëboi ambasadorin iranian dhe tërhoqi të vetin nga Teherani. Edhe Bahreini vendosi të qëndrojë në anën e Arabisë Saudite dhe të ndërprejë të gjitha lidhjet diplomatike me Iranin.

Kujtojmë se deri te kriza diplomatike erdhi pasi autoritetet e Arabisë Saudite njoftuan se kanë ekzekutuar 47 persona të dënuar për terrorizëm, mes të cilëve edhe liderin fetar shiit në këtë vend, ajatolah Nimr al-Nimr.

Pas kësaj, erdhi deri te protestat gjatë të cilave demonstrantët dogjën godinën e ambasadës së Arabisë Saudite në Teheran dhe konsullatën në Mashhadu në verilindje të vendit.

Ekzekutimi i dënimit me vdekje mbi 47 persona shkaktoi një sërë reagimesh dhe dënime nga ana e liderëve të Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara, SHBA-ve dhe të tjera, por reagimi më i ashpër erdhi nga Irani, ministri i Punëve të Jashtme i të cilit porositi se “Arabia Saudite për këtë politikë do të paguajë çmim të lartë”.

Autoritetet e Arabisë Saudite hodhën poshtë kritikat në llogari të mangësisë së sistemit gjyqësor dhe proceseve gjyqësore në këtë vend, ndërsa reagimin e Iranit e vlerësojnë si “të papranueshëm”.

Një zyrtar anonim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite pohoi se janë ekzekutuar shumë terroristë të lëvizjeve terroriste, dhe se Irani me reagimin e tij “zbulon fytyrën e vërtetë dhe mbështetjen ndaj terrorizmit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button