Turqit i plasën rusët: Hakerët mbulojnë profilin e ministrit rus me fotografi të Ataturkut

Një llogari në rrjetin social e Ministrit të Komunikimit të Rusisë, është bllokuar gjatë ditës pas një sulmi kibernetik nga një grup i hakerëve që e prezantojnë veten si aktivistë turq.

“Lufta” mes Turqisë dhe Rusisë nisi kur një aeroplan luftarak rus ishte bombarduar nga forcat turke në kufirin Turqi – Siri në muajin nëntor.

Llogaria e ministrit Nikolai Nikiforov në Instagam është bllokuar nga “The Börteçine Cyber Team”, sipas pamjeve të publikuara nga mediat në Turqi dhe Rusi, raporton Reuters.

Instagrami në të cilin publikohen fotografi dhe video ishte mbuluar me portretin të Mustafa Kemal Ataturkut, babai i Turqisë moderne.

Tani llogaria i është kthyer normalitetit dhe, sipas ministrit, ka pasur probleme në skuadrën e tij teknike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button