Vazhdon injorimi i gjuhës shqipe në kuvend

Nënkryetari i kuvendit Rafis Aliti pranon se mos-definimi i qartë i përdorimit të gjuhës shqipe po vazhdon të mbajë peng udhëheqjen e seancave nga ai, raporton Alsat-M.

Sipas tij kjo është një indikator i mungesës së gatishmërisë së VMRO-DPMNE-së dhe në përgjithësi klasës politike maqedonase që të përballen me një realitet të komunikimit me kryesuesin e seancës në gjuhën shqipe.

“Kryetari i kuvendit deri më tani as nënkryetarëve të partive tjera maqedonase, por edhe mua si nënkryetar nga radhët e BDI-së nuk e ka parë të arsyeshme që të më thërret të udhëheq seancën. Unë edhe njëherë do të theksojë, ja kam bërë të qartë edhe opinionit por edhe kryetarit të kuvendit gjatë takimeve që kam pasur se jam i interesuar të udhëheq seancën e kuvendit, por gjithsesi se do të respektojë atë që ma mundëson ligji, ta udhëheqë atë në gjuhën shqipe,” deklaroi Rafis Haliti, nënkryetar i kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button