SHBA, policët “gabimisht” vranë një person, në dorë mbante telefon, jo armë

Një person i paidentifikuar u vra “gabimisht” në Las Vegas të SHBA-ve kur policia mendoi se në dorë mbante armë, e jo telefon, raporton Anadolu Agency (AA).

Të shtënat ndodhën gjatë arrestimit të një personi të akuzuar për shumë krime të dhunshme në Arizona, duke përfshirë vrasje në tentativë. Pas kërkimeve, i arratisuri është gjetur para një ndërtese banimi në pjesën perëndimore të qytetit. Policia ka thënë se oficerët menduan se në dorën e djathtë mbante një armë zjarri.

Pasi policia urdhëroi atë për të hedhur armën, personi filloi të lëvizë në drejtim të tyre, kur dy oficerë hapën zjarr mbi të. Ai vdiq në vend, pas së cilës u tha se në dorë kishte një telefon celular.

Pritet së shpejti të publikohen emrat e policëve pas së cilës do të vendoset nëse ata do të përgjigjen për incident me pasojë vdekjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button