Financial Times, parashikimi për 2016-tën: Clinton pasuese e Obamës, Merkel do të humbasë

Financial Times ka bërë parashikimet për ngjarjet kryesore që pritet të dominojnë botën gjatë vitit 2016.

Largimi i kancelares gjermane Angela Merkel nga pushteti mbetet parashikimi më goditës.

Sipas analizës së Financial Times Merkel nuk do të mund sigurojë një tjetër mandat dhe kjo për shkak të bujarisë së saj, që nga shumë gjermanë u konsideruar e tepruar, për t’u hapur dyert e Gjermanisë emigrantëve sirianë.

Për më tepër gazeta Financial Times parashikon që për shkak të numrit të lartë të emigrantëve Gjermania të përballet me një situatë paqëndrueshmërie.

Rajonet kanë dalë kundër politikës së Merkel dhe thonë se nuk kanë kapacitete dhe mjete financiare për të pritur kaq shumë emigrantë.

Por një tjetër parashikim i Financial Times, sërish i zymtë është edhe kriza ekonomike e Italisë.

Gazeta presitgjoze shkruan se Italia do të shndërrohet këtë vit në vendin e parë të G20 që do të kërkojë ndihmën e FMN-së, si pasojë e borxhit të lartë publik.

Ndërsa për Sirinë, që këtë vit pritet të organizojë zgjedhjet e reja, Financial Times nuk parashikon largimin e presidentit Assad, duke e lidhur analizës e saj me mbështetjen që ai gëzon nga Presidenti rus Vladimir Putin

Financial Times ka edhe një parashikim për zgjedhjet në SHBA, ku sheh si pasues të Obamës një tjetër demokrat: ish-sekretaren e shtetit Hilary Clinton. Sipas gazetës Clinton të do të fitojë përballjen me republikanin Ted Cruz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button