Maqedoni, Viti i ri nuk ndryshoi për dikë!

Përderisa shumë familje ndërrimin e motmoteve e festuan me miqtë dhe familjarët në ambiente të ngrohta, për dikë kjo festë ak qenë ditë e zakonshme pune dhe mbijetese, njofton TV21.

Këtë jetë e bën Nikolla Kirov, shitësi i lodrave, i cili thotë se ka 40 vite që e bën këtë punë dhe se për të nuk ka ditë festash. Ai natën e Vitit të Ri e priti në stilin e zakonshëm, duke shitur balona.

“Prej kësaj punë nuk mund të pasurohesh, por mund të mbijetosh. Unë punoj 40 vite, që do të thotë nga viti 1997. Tetëmbëdhjetë vite jam në shesh, shtatë vite në Urën e Gurit, tetë vite në Karposh. Ndërkaq këtu jam tani rreth nëntë vite. Të gjithë pagesat, ushqimin, rrobat i blej nga paratë që i fitoj prej kësaj pune. Duhet të jesh këmbëngulës, çdo këmbëngulje paguhet një ditë”, tha Nikolla Kirov.

Por nata e Vitit të Ri ka qenë edhe më fatkeqe për të pastrehët, për të cilët nuk ka ndryshuar asgjë. Një prej atyre e takuam në Sheshin “Maqedonia”, i cili ishte strukur me një batanije të mbuluar në qiell të hapur. I pastrehi nuk dëshironte të përcjellë asnjë mesazh, përveç kutisë pranë tij që shkruante se kërkojë një copë bukë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button