Presidenca e Turqisë reagon rreth keqpërdorimit të deklaratave të Presidentit Erdogan

Presidenca e Turqisë ka njoftuar se deklarata e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në kthimin nga vizita zyrtare në Arabinë Saudite në lidhje me përngjasimin “Gjermaninë e Hitlerit”, nga ana e disa burimeve lajmesh është shtrembëruar dhe është përdorur duke i dhënë një kuptim të kundërt, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Presidenca, ëshë rikujtuar se ditën e djeshme në aeroportin Ataturk në Stamboll, pas përfundimit të vizitës së presidentit në Arabinë Saudite, ka realizuar një konferencë për shtyp.

Në deklaratën në të cilën është thënë se përngjasimi i presidentit Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me shprehjen “Gjermaninë e Hitlerit” është shtrembëruar dhe është keqpërdorur duke iu dhënë një kuptim i kundërt nga ana e disa burimeve lajmesh. Presidenca ka radhitur në 3 pika fjalët e thëna nga Presidenti Erdoğan në konferencën e shtypit:

1 – “Sistemi presidencial mund të realizohet edhe në një shtet unitar. Sistemi presidencial nuk duhet të mbështetet në federalizëm.

2 – Ajo që është thelbësore në sistemin presidencial dhe atë parlamentar është zbatimi i parimeve të drejtësisë si dhe përmbushja e pritjeve të qytetarëve.

3 – Nëse sistemi kepqërdoret, qoftë ai sistem parlamentar apo presidencial, mund të dalin në pah sisteme qeverisjeje të këqija të cilat mund të përfundojnë në fatkeqësi, sikurse përfundoi edhe Gjermania e Hitlerit. As sistemi parlamentar dhe ai presidencial nuk mund të parandalojë i vetëm shfaqjen e rezultateve të tillë. Ajo që është me rëndësi është që të miratohet një sistem udhëheqjeje, i cili të mund t’i shërbejë popullit në mënyrën më të mirë.

Në deklaratën në të cilën theksohet se presidenti Erdoğan, për të theksuar këto pika ka dhënë shembullin e Gjermanisë së Hitlerit, gjë të cilën e ka bërë edhe më parë, ndërkohë disa institucione mediatike kanë shtrembëruar këtë kontekst duke thënë se ”Erdoğan tregon si shembull sistemin e Gjermanisë së Hitlerit si një sistem efektiv për Turqinë”. Këto lajme nuk janë në përputhje me parimet e përpilimit të një lajmi në mënyrë objektive dhe të drejtë.

Në deklaratë gjithashtu u tha:

“Nuk bëhet fjalë për një përngjasim të tillë. Nuk mund të pranohet fakti se shprehjet e Presidentit Erdoğan, i cili e sheh si krim njerëzor islamofobinë, ashtu si dhe holokaustin dhe antisemitizmin, të krijohet një përpjekje që të tregohen si një nënvizim për Gjermaninë e Hitlerit.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button