Belgjikë, arrestohet i dyshuari i dhjetë për sulmet në Paris

Një gjykatës belg ka miratuar urdhërin për arrestimin e personit të dhjetë të dyshuar për sulmet terroriste në Paris më 13 nëntor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Personi i arrestuar është i kombësisë belge i lindur në vitin 1993 dhe identifikohet si Ayoub B. Ai u arrestua të mërkurën pas kërkimit në Molenbeek, lagje në afërsi të Brukselit, ku jetonin disa nga sulmuesit në Paris. Dyshohet për vrasje terroriste dhe për pjesëmarrje aktive në grupe terroriste.

Nga zyra e prokurorisë federale belge bëhet e ditur se gjatë operacionit janë konfiskuar dhjetë telefona celularë dhe se të njëjtit po hetohen.

Ayoub B. është i arrestuari i dhjetë në Belgjikë i cili lidhet me sulmet terroriste në kryeqytetin francez, ku u vranë 130 persona. Ai para gjykatësit duhet të paraqitet në afat prej pesë ditëve, kur do të mësohet nëse do t’i caktohet paraburgim preventiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button