Partia Uniteti formoi degë në Strugë

Në vigjilje të Vitit të Ri 2016, aktivistët e “Unitetit” nga Këshilli nismëtar në Strugë mbajtën Kuvendin zgjedhor të po kësaj dege.

Kuvendarët struganë, rinia, ish-ushtarë, intelektualë, u përcaktuan që në krye të organeve lokale të “Unitetit” në mandatin e parë të kenë Skender Skenderin, ish anëtarë i kryesisë së BDI-së në Strugë.

Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë dhe Komisionin mbikëqyrës të degës. Prezent ishte edhe kryetari i “Unitetit” Gëzim Ostreni. Ai theksoi se ishte domosdoshmëri dhe përgjegjësi e kohës paraqitje e “Unitetit”, pasi, sipas tij, vlerat për të cilat u bë lufta çlirimtare u nëpërkëmbën tej mase nga udhëheqës të paaftë dhe të korruptuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button