“Imagine” i Roberto Savianos, projekti televiziv që theu të gjitha pritshmëritë

“Imagine”, tregimi televiziv i vitit 2015 qe shkoi ne transmetim mbremjen e djeshme ne Deejay Tv, konfirmoi edhe nje here talentin e pagabueshem te Roberto Savianos si narrator historish. Asnje si ai nuk mund te zbertheje nje tregim duke u nisur nga nje detaj i vetem, si per shembull nje objekt, nje ide, apo nje sensacion. Pas nje viti te veshtire, shkrimtari i Gomorras qe u nis se shkruari librin vetem nga nje kallashnikov AK-47, mundi te prekte me eficence thuajse cdo tragjedi, padrejtesi, histori suksese dhe deshtimi human, te cilat shoqeruan kete vit deri ne mbyllje.

Skenografia deri diku ishte e trishte, per te shoqeruar tregimin e ngjarjeve tragjike qe solli ne mbremje Roberto Saviano. Dhe ne fund te fundit ishte per t’u treguar barbaria e ISIS, episodet dramatike te pafundme te vitit 2015, dhe asgje nuk ishte per te qeshur. Pjesa e Shtetit Islamik ndoshta ishte pjesa me e mire e transmetimit televiziv, ne te cilen Saviano mundi te analizonte nje pjese te madhe te metodave qe perdornin terroristet per te komunikuar mes tyre, duke i krahasuar ato me metodat e narkotrafikanteve meksikane.

Nuk mund te mungonin madje as historite personale dhe profesionale te dy grave italiane si Samantha Cristoforetti dhe Flavia Pennetta. Por per nje fenomen televiziv, Savianos nuk i mungon intuita e te peshkuarit te ndonje personazhi jo shume te njohur por te rendesishem, sic ishte fjala per fitoret e Martina Caironit, atletes paraolimpike. Ne Italine e 2015, ne te cilen ka pak hapesira per shembujt e shkelqyer, Saviano vazhdoi te tregonte funeralin e Bossit Vittorio Casamonica, i cili beri buje disa muaj me pare. Ndersa ne nje pjese tjeter gjate transmetimit, iu kerkua edhe nje here te ndalej tek terbimi i verber i terroristeve, kunder artit, statujave, kishave dhe vendeve arkeologjike, te cilat ishin pjese e pushtimeve te ISIS.

“Mos shkaterroni ne emer te Allahut”, – beri thirrje Roberto Saviano, – “sepse ju ne emer te tij prishni dhe shisni objektet e artit ne tregun e zi”! Shkrimtari iu rikthye disa here kontradiktave te terroristeve per predikimet dhe thyerjet e tyre. Dhe kete e beri qe publiku te kuptonte se Islami i besimit fetar nuk kishte te bente aspak me aktet terroriste te muajve te fundit. Ishte nje qendrim i guximshem, ne Italine e pushtuar nga retorika populiste anti-myslimane.

Imagine ishte nje perle e vogel televizive, e cila duke u shikuar ne Deejay Tv dhe jo ne kanalet e Rai-t, mundi t’i bente pershtypje vetem atyre qe deri diku u treguan pak naiv. Dhe nuk ishte e thene qe dikush “te zhvishej” ne skene”. Sepse televizioni ka ndryshuar, dhe per fat te mire, edhe nje televizion i vogel mund te shnderrohet, te pakten per nje nate, ne qendren e botes katodike italiane, duke arritur keshtu nje shifer prej 8.300.000 shikuesish ne Web dhe Tv, gjate kohes kur “Imagine” transmetohej ne Deejay Tv. Madje, kjo do te ndodh  edhe me shpesh, por duhet vetem qe te presim pak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button